• |
ide | kryesore

Meta përkrah draftin e opozitës për Kodin Zgjedhor: Çdo akt i njëanshëm i ‘5 Qershorit’ atentat e provokim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta përshëndeti  zyrtarizimin e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, e cila dorëzoi dje draftin me disa kërkesa, ku kërkohej hapja 100% e listave.


Në ‘Facebook’ kreu i shtetit theksoi se opozita është e vendosur për të ndërtuar konsensusin, ndërsa shton se Rilindja kërkon me insistim konfliktin, shtrembërimin e zgjedhjeve dhe asgjësimin e Këshillit Politik si instrument vendimarrës konsensual.


REAGIMI I METËS
Përshëndes zyrtarizimin e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik dje.
Opozita është e vendosur për të ndërtuar konsensus në të kundërt të Rilindjes, që kërkon me insistim konfliktin, shtrembërimin e zgjedhjeve dhe asgjësimin e Këshillit Politik si instrument vendimarrës konsensual.

Drafti i paraqitur nga Opozita realizon hapjen e listave 100% dhe respektimin e plotë të barazisë gjinore, përkundrejt mashtrimit dhe mbylljes 100% të listave nga Rilindja.
Drafti i opozitës respekton konsensusin e arritur dhe Marrëveshjen e 5 Qershorit.
Drafti i Opozitës kërkon opinionin e ODIHR për çështjet që nuk ka dakordësi, si një palë e paanshme dhe si vëzhguesit zyrtarë të zgjedhjeve.
Opozita ka ndërmarrë çdo hap, që çon përpara procesin e integrimit europian të Shqipërisë ku reforma zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit elektoral janë kushtet kyç që përcaktojnë hapjen e negociatave për anëtarësim.
Çdo akt i njëanshëm që përmbys Marrëveshjen e 5 Qershorit do të ishte një atentat dhe provokim i patolerueshëm dhe i paamnistueshëm ndaj rendit kushtetues e demokratik dhe së ardhmes europiane të vendit.
Koha për reflektim! 🇦🇱

2 Comments

  1. Ky debili nuk di se cfare flet .

    Edhe thote qe perkrah draftin e ri te opozites edhe thote qe ndryshimi i njeanshem i 5 qershorit eshte atentat.

    Po drafti i ri i PDs e tejkalon ate cfare u propozua dhe u miratua ne 5 Qershor.
    Nese pranon draftin e ri do te thote qe 5 qershori eshte histori e vjeter.

  2. Na cave bythen o Cepanak!
    Nuk e kupton se je nje fshatar qe nga mentaliteti, basareti dhe deri nga ecja sikur ke nje tufe me dhi perpara per te kullotur.
    Detyrat qe te jep pozicioni yt (qe nuk e meriton fare per shkallen e intelektit qe mbart) eshte te perfaqesosh te gjithe popullin pa dallim feje, kombesie dhe ideje dhe jo t’i besh tifozllik nje grupi apo partie kushdo qofte ai apo ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu