• |
ide | kryesore

Mike Tyson flet për jetën në burg: Lashë një punonjëse shtatzënë

-Instant, Paparazzi, Slider



Boksieri Mike Tyson  ka dhënë detaje të reja për jetën e tij në burg.

Mike u burgos në vitin 1992 pasi u shpall fajtor për përdhunim në Indiana.Ai doli nga burgu  në vitin 1995 duke vuajtur më pak se tre vjet dënim.Në një episod të ‘Hotboxin’ With Mike Tyson’ me prezantuesin Jim GrayTash, ish-kampioni në kategorinë e peshave të rënda, ka folur për jetën e tij në atë periudhë.“Mendoj se ishte gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një qenie njerëzore”, ka deklaruar Tyson, duke shtuar se ndihej i sigurt brenda burgut.Më pas, ai ka shpjeguar për marrëdhënien seksuale që kishte pasur në burg me një femër që punonte aty.“ Lashë shtatzënë një femër në burg. Po bëja një jetë në burg. Ashtu ishte e shkruar. Unë isha Mike Tysoni dhe të gjithë më jepnin çfarë dëshiroja”.“Të gjithë më flisnin sikur të isha një njeri i fortë apo një person i pëlqyer. Në fakt, unë isha thjesht një derr”, ka shtuar Tyson.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *