• |
ide | kryesore

(VIDEO) Mjekët gjobiten në oborrin e QSUT

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjekja dermatologe Monika Fida ka denoncuar live në rrjetet sociale një akt të paprecedentë në oborrin e QSUT-së, ku mjekët nuk lejohen të parkojnë makinat e tyre pasi koncensionari i parkimeve ka bllokuar vendet për ta.

Teksa ndodhej në ambientet e QSUT-së për konsulta dhe për të dhënë mësim për studentët, mjekja është gjobitur nga policia ndonëse automjeti kishte leje parkimi në ambientet e QSUT-së.

Mjekja Fida ka vënë në dukje se përveç kushteve të vështira në spitale, mjekët duhet të paguajnë dhe gjobat për parkim nga keqmenaxhimi i QSUT-së.

“Ne që ofrojmë shërbimin, bluzat e bardha që deri dje ishim heronjtë, nuk mundemi që të parkojmë këtu. QSUT nuk ka vende për mjekët dhe nuk ka vende për të ofruar shërbim”, tha mjekja Fida, e cila ka publikuar edhe një mesazh drejtuar n/drejtorit të QSUT-së ku i kërkon trajtim njerëzor të koncesionarit dhe policisë ndaj mjekëve.



2 Comments

  1. Kush eshte kjo Monika , ajo qe ka klinike private te don bosko ??
    Nq se eshte kjo , dhjetfishojani gjoben, kjo nxjerr ne dite 5 milion lek, i ka cminet me te larta se ne usa

  2. Akoma si bere plaqkat gati mi dr, po ik moj se po nuk ike me te mire neser ose pas neser te plasi bomba ke gomat e makines, keshtu e ka ai gerdalla km po nuk ike me te mire e gjen ilaqin ai ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *