• |
ide | kryesore

Nuk merr çmimin se ishte shumë i ri: Ansu Fati nuk i njihet fakti se ishte më i miri në fushë

-Instant, Sport



Në 4-0 me të cilën Barcellona shkatërroi Villarreal dominoi talenti i Ansu Fati. Jo vetëm dy golat e realizuar, por edhe lojëra prestigji në shpejtësi e në hapësira të ngushta. 17 vjecari ka fituar plot meritë cmimin e më të merit në fushë, një vlerësim që në fakt la Liga nuk mundi tia dorëzonte. Motivi? Sponsori që zgjedh ‘man of the match’ është një markë e njohur birre që nuk mund ta lidhë imazhin me një minoren. Fati do të mbushë 18 vjec vetëm në 31 tetor.

Në vend të numrit 22 është vlerësuar Jordi Alba. Një rast interesant që nuk i zbeh performancën Fati, gjithnjë e më shumë në qendër të projektit të Barcelonës së Ronald Koeman.

Debutimi si maxhoren i sulmuesit do të bëhet në 1 nëntor kundër Alaves. Do të jetë i pari nga shumë raste për të provuar të fitojë vlerësimin zyrtar si më i miri në fushë. Kundërshtarët e Barcelonës janë të paralajmëruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *