• |
ide | kryesore

Protestat në Bjellorusi, qindra demostrues opozitarë të arrestuar

Lajme, Planet



Qindra persona, që kanë dalë të dielën për të protestuar kundër regjimit të presidentit Aleksandër Lukashenko, janë arrestuar ndërsa policia ka përdorur edhe gazin lotsjellës kundrejt tyre. Në kryeqytetin Minsk, rreth 100,000 vetë dolën në rrugë me flamujt e opozitës, duke brohoritur “fashist” dhe “turp”. Protesta pati edhe në shumë qytete të tjera ndërsa Ministria e Brendshme pranoi ndalimin e 200 demostruesve në të gjithë vendin.

Protestat në Bjellorusi kanë nisur që pas zgjedhjeve të 9 gushtit, në të cilat Lukashenko pretendon se ka fituar mandatin e gjashtë presidencial. Sipas opozitës, protestuesve por edhe vëzhguesve ndërkombëtarë, zgjedhjet janë manipuluar në favor të tij. Lukashenko është në pushtet qysh në vitin 1994. Ai ka akuzuar disa vende të Perëndimit për përpjekje “për ta shkatërruar vendin e tij”, teksa Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e njohin Lukashenkon si president të Bjellorusisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *