• |
ide | kryesore

Robert Berisha jep detaje mbi emisionin e ri, nuk mungojnë dhe komentet në lidhje me Norën

-Instant, Paparazzi, Slider



Robert Berisha ishte sot i ftuari i Rudina Magjistarit, për të cilën foli mbi projektin e tij më të ri, një One man show që titullohet “Robi plaket kur don vet”.
Këngëtari tashmë do të jetë edhe një moderator në Klan Kosova pas kontratës 5-vjeçare që ka nënshkruar me televizionin, tha se për titullin e programit është frymëzuar nga një këngë e vjetër popullore shqiptare.

Ai u shpreh se emisioni nuk është për fëmijë, e as për vajzën e tij Renee, ndonëse videot do të transmetohen në YouTube dhe fjalët do të censurohen.
Duke folur për vajzën e tij Renee, Roberti tha se e vogla e tij është shumë energjike dhe se i ka ngjarë shumë të atit.

“Me Rene kaloj shumë kohë e marr, e dërgoj në kopsht e çoj në gjimnastikë, është energjike si unë e merrem me të. Më ka ngjarë mua komplet është e hareshme. Ka qejf kur më sheh duke luajtur piano”, u shpreh ai.
Madje duke folur për të ardhmen e saj dhe profesionin që do të zgjedhë Renee kur të rritet, Roberti tha se e bija e ka shpirtin e artistit pasi ka kërcyer që kur ishte në barkun e Norës, kur kjo e fundit konkurroi në “Dance with me”.
“Bëjmë shaka me Norën, e themi ka kërcyer që e vogël”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *