• |
ide | kryesore

Sensi, “autogol” në rrjetet sociale nga e fejuara: kjo foto në Instagram fut në telashe lojtarin e Inter

-Instant, Sport



Telashe për Stefano Sensi. Jo për ndonjë veprim të gabuar në fushë, por për një foto të shpërndarë nga e fejuara Giulia Amodio në Instagram. Modelja ka publikuar (e pastaj fshirë) një imazh që e tregon, bashkë me mesfushorin zikaltër e qenin e tyre mbi një monopatin elektrike.

Sjellje e ndaluar nga kodi rrugor, që lejon përdorimin e mjetit vetëm për një person, e ndaj të cilit tani mund të ndërhyjë Inter, gjithnjë shumë i kujdesshëm në sjelljen në rrjetet sociale të të teseruarve të tij, aq sa Tuttosport hipotezon se për lojtarin mund të mbërrijë edhe ndonjë gjobë e fortë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *