• |
ide | kryesore

Shënohen mbi 1 milionë viktima nga Covid-19 në botë

Lajme, Planet



Kur kanë kaluar mbi 6 muaj e gjysmë nga shpallja e gjendjes së pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, virusi vdekjeprurës Covid-19 u ka marrë jetën më shumë se 1 milionë personave në botë. Numri më i lartë i të vdekurve është shënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 209,453 viktima, ndjekur nga Brazili me 141,776 dhe India me 93,574 persona.

Covid-19 nuk ka kursyer as vendet europiane, të  cilat prej disa javësh po përjetojnë një rikthim të valës së dytë të pandemisë. Mbretëria e Bashkuara ka shënuar 41 988 viktima, Italia 35 853, Franca 31 727 ndërsa Spanja 31 232 vdekje. Në rajonin e Ballkanit shkallën më të lartë të vdekshmërisë e ka Maqedonia e Veriut me 35 viktima për 100 000 banorë, më pas renditet Mali i Zi me shkallë vdekshmërie 25. 4, Bosnje  Hercegovina 23.4 dhe Shqipëria me shkallën e vdekshmërisë 13 të vdekur për 100 000 persona.



1 Comment

  1. shpresoj që të kënaqen teoricienët e konspiracionit!!
    se në mars e prill bënin gam gam për shkak të vdekjeve të pakta,që ishin larg gripit të derrit dhe sars2 më duket!!
    ja tashti shkoi në 1 mln!!
    do shkojë dhe më shumë,por nuk ka problem,teori të tjera konspirative do të dalin!ata e dredhin bishtin më keq se një kurvë që ka një javë që nuk ka nxjerrë “bukën e gojës”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *