• |
ide | kryesore

Shpërthejnë kritikat për lëvizjet në skuadër, Pirlo: “Në momentet e vështira del karakteri i një skuadre”

-Instant, Sport



Barazimi në Olimpico kundër Romës djeg shumë në kampin e Juventus, jo shumë për rezultatin, sa për përfaqësimin e bërë e idesë se mund të kishte shkuar ndryshe me rikonfirmimin e skuadrës fituese në ndeshjen me Sampdorian. E megjithatë tekniku mundohet të shohë përpara. “Në momentet e vështira del karakteri i një skuadre. Punojmë të përqendruar për ndeshjen e të dielës”, ka shkruar Andrea Pirlo në profilin e tij Tëitter duke dhënë sinjalin e sulmit për bardhezinjtë për impenjimin e ardhshëm, duke treguar edhe rrugën që duhet ndjekur.

Koncept që është ndarë nga i gjithë grupi i lojtarëve bardhezinj, e sidomos liderve të dhomave të zhveshjes. “Nuk është rezultati që donim, por me këtë shpirt kolektiv do jemi gjithnjë e më të fortë”, ka shkruar Ronaldo duke komentuar ndeshjen në Romë. “Të aftë që nuk hoqëm dorë e rikuperuam ndeshjen”, ishte mesazhi i Chiellini mejëherë pas barazimit në Olimpico, ndërsa Buffon ka shtuar: “Të bashkuar në momentet e vështirësisë. Kështu reagon një grup i madh”.

E megjithatë, mbi teknikun e ri të Juves rëndojnë zgjedhjet e bëra. Vendimi për të hedhur në fushë nga minuta e parë Morata, që kishte vetëm dy ditë në skuadër e duke spostuar në krah Kulusevskin, që nuk arriti kurrë të kalonte një kundër një, se gjente gjithnjë dy kundërshtarë e duke qenë larg portës nuk u bë kurrë i rrezikshëm. Në anën tjetër, spostimi në të majtë, në vend të Frabotta që bëri mirë ndeshjen e parë, i Cuadrado dhe preferenca për të lënë për herë të dytë jashtë Arthur, që me hyrjen në fushë bëri diferencën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *