• |
ide | kryesore

Shpjegimi me pika/ Koalicionet, përse po përplaset Rilindja me opozitën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Që pasi arritën marrëveshjene 5 qershorit, PS dhe opozita nuk po gjejnë qetësi lidhur me faktin se si do të hyjnë në zgjedhjet e 25 prillit, me apo pa koalicione. Pasi kuptoi se llogaritë e shifrave e nxirnin humbës përballë një koalicioni PD- LSI (lexo poshtë), Edi Rama vendosi të ndryshojë rregullat e lojës.

Lexo me tej:

Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar

Ai po kërkon të ndalojë me çdo çmim garimin e dy partive kryesore opozitare në një koalicion, ku secila të paraqitet me listën e saj. Për këtë ai bëri ndryshimet e njëanëshme të 30 korrikut.

Tani kur vullneti i tij po këkrohet të implementohet në Kodin Zgjedhor, tensioni ka mbërritur në kulm. Pretendimi i PS-ë është se ndalimi është tashmë një punë e kryer e sanksionuar në Kushtetutë. Kur opozita i kërkon që për këtë çështje palët ti drejtohen OSBE- ODHIR sipas marëveshjes për të cilën kanë rënë dakord vetë, refuzimet janë qesharake: Ato shkojnë nga mëndësia sovraniste se s’kanë punë të huajt me ç’farë rregullash zgjedhore pëlqen një vend i veçantë e deri tek dredhitë meskine: “Nuk ja çojmë dot ODHIR se opozita nuk ka paraqitur një draft”.

Në fakt pasi e lejoji Gjknurin me shokë ti shkrepnin të gjitha kapsollat PD dhe LSI e dorëzuan draftin (lexoje poshte shkrimit).

Dhe aty ka surpriza. Së pari opozita argumenton, me një interpretim të zbuluar nga Oerd Bylykbashi, se në mënyrën shkel e shko si u bënë ndryshimet e befta kushtetuese të 30 korrikut, ato nuk kanë parashikuar çdo mundësi për eleminimin e koalicioneve, ku çdo parti paraqitet me listën e saj, ashtu siç kanë qenë deri më tani.

Duke u nisur nga ndryshimi i të famshmit neni 68 i kushtetutës, korigjimi i të cilit në 30 korrik u hoqi koalicioneve të drejtën për të propozuar kandidatë për deputetë, opozita pretendon se edhe më parë edhe tani, edhe në koalicionet me shumë lista, siç kanë qenë (në zgjedhjet 2009, 2013, 2017) kandidatët i propozojnë partitë.

Neni 68 si ka qene me pare. Pas 30 korrikut atij iu hoq termi “koalicionet zgjedhore”

Pra ndryshimi i netit 68 nuk e pengon zbatimin e formulës ekzistuese ashtu sikurse pretendon PS.

Një argument tjetër është se që prej datës 7 shtator presidenti i ka rënë bilbilit për fillimin e garës që do të zhvillohet në 25 prill. Nëse në çdo moment pas kësaj date, njëra palë me veprime të njëanëshme ndryshon rregullat e lojës kjo është një shkelje flagrnte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prandaj koalicionet duhen lënë ashtu siç është pretendon opozita e cila ka edhe një argument të fortë që ato parashihen në këtë formë edhe në dy nene ( ketu poshte) të marëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

Pikërisht me këtë logjikë të fortë PD dhe LSI i janë drejtuar tryezës së këshillit politik që për këtë mosmarëveshje mes palëve ti drejtohen atij që kanë vendosur si arbitër: OSBE ODHIR. Që në 14 janar kur kanë nënshkruar me ndërmjetësim ndërkombëtar palët kanë rënë dakord se: “në rast mosdakordësie për çështje të caktuara, Këshilli Politik i drejtohet për asistencë të specializuar OSBE/ODIHR-it, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme”.

Faktet/ 7 gënjeshtrat e Ramës për grabitjen e zgjedhjeve

Deri më tani socialistët kanë treguar përralla pr ta shmangur ndërmjetësimin e arbitrit: jo s’keni draft, jo s’na lejojnë ndryshimet kushtetuese ti ruajmë koalicionet ashtu sikurse ishin, jo s’ka punë ODHIR me këtë çështje. 

Nuk dihet se ç’justifikim do të gjejnë tani, kur drafti u dorëzua, kur argumentimi se pse koalicionet nuk pengohen u dha dhe kur marëveshja për tiu drejtuar arbitrit është ende në fuqi.  

©Lapsi.al

 

 

PROJEKTLIGJI i propozuar nga opozita  

Nr. ____/2020

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 019, DATË 29.12.2008, “KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR 

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SE SHQIPËRISË
VENDOSI

VENDOSI

Në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1 

Në nenin 67, pikat 4 dhe 5 ndryshohen si më poshtë:

  1. Emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit alfabetik, duke filluar nga gërma “a”. Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Për partitë pjesëtare të koalicionit, që garojnë me lista shumemërore të veçanta, numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre.
  2. Subjekti zgjedhor nuk mund të ndryshojë renditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit  të saj. Kandidatët rirenditen vetëm në zbatim të procedurave të këtij ligji për përllogaritjen e  mandateve fituese në bazë të votimit parapëlqyes dhe të plotësimit të kushtit ligjor për kuotën  gjinore.”

 

Neni 2 

Në nenin 98, pas pikës 4 shtohet pika 4/1 me këtë përmbajtje:

4/1. “Fleta e votimit duhet të përmbajë hapësirën e posaçme për ushtrimin e votimit parapëlqyes për kandidatët e subjekteve zgjedhore, numrat përkatës identifikues të së cilëve, sipas listave që kanë depozituar subjektet zgjedhore, duhet të figurojnë qartë në fletën e votimit .

Mënyra e votimit parapëlqyes përcaktohet nga KQZ-ja në varësi nga numri i subjekteve pjesmarrëse në zgjedhje, duke respektuar kushtin që informacioni i përcjellë nga fleta e votimit të mos jetë tejet i ngarkuar, konfigurimi i fletës të jetë i qartë e i kuptueshëm për zgjedhësin dhe zgjedhësi t’a ketë të lehtë orientimin për votimin e subjektit zgjedhor dhe të kandidatit të parapëlqyer.”

Neni 3 

Pika 1 e nenit 106 ndryshohet si më poshtë:

“Pasi merr fletën e votimit, zgjedhësi hyn i vetëm në dhomën e fshehtë dhe në fletën votimit shënon në krah të emrit të subjektit zgjedhor apo partisë pjesëtare të një koalicioni, dhe kandidatit të parapëlqyer të subjektit zgjedhor shenjën “x” ose “+” apo një shenjë tjetër që tregon qartë zgjedhjen e bërë prej tij.”

 

Neni 4 

Në nenin 117 bëhen ndryshimet si më poshtë:

  1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“Vota të vlefshme janë vetëm fletët e votimit, në të cilat është votuar qartësisht vetëm për njërin nga subjektet zgjedhore apo partinë politike pjesëtare të koalicionit dhe vetëm për njërin nga kandidatët e tij.

Kur zgjedhësi ka votuar vetëm për një parti politike por jo për një kandidat të saj, apo kur ka votuar për më shumë se një kandidat të të njëjtës parti, vota i llogaritet vetëm partisë politike.”

  1. gërma “e” ndryshohet si më poshtë:

“e) është votuar për një subjekt zgjedhor dhe për kandidatin e një subjekti tjetër zgjedhor”

  1. Pas gërmës “ë” shtohet gërma “f” me këtë përmbajtje:

“f) nuk është e qartë se për kë është votuar ”

 

Neni 5 

Në nenin 118 bëhen ndryshimet si më poshtë:

Pas pikës 6 shtohet pika 6/1 me këtë përmbajtje:

“6/1 Pas përfundimit të procedurave sipas pikës 6 të këtij neni bëhet numërimi, sipas parashikimeve në pikat 1 dh 2 të nenit 95, i votave parapëlqyese për çdo kandidat të subjektit zgjedhor.”

 

Neni 6 

Pikat 5 e vijuese të nenit 163 ndryshohen si më poshtë:

  1. Menjëherë pas përfundimit të procedurave për ndarjen e mandateve për çdo parti politike, sipas këtij neni, KQZ-ja përcakton mandatet nominale për çdo parti politike, në bazë të renditjes së kandidatëve në listë.

Mandatet nominale përcaktohen pasi kandidatët të jenë renditur në bazë të votave parapëlqyese që ka marrë secili prej tyre. Renditet i pari kandidati që ka marrë numrin më të madh të votave parapëlqyese dhe pas tij në rend zbritës kandidatët e tjerë deri te kandidati i fundit i cili ka marrë numrin më të vogël të votave parapëlqyese.

Kur nga ndarja e mandateve nominale të subjektit zgjedhor, brenda zonës zgjedhore, nuk respektohet parimi i barazisë gjinore i cili garanton përfaqësimin në masën e të paktën 30 % të gjinisë së nën përfaqësuar  KQZ  ndan mandatet duke garantuar parimin e  barazisë gjinore.  Në këtë rast mandati i fundit takues për kandidatin e gjinisë më të përfaqësuar ndahet për kandidatin me numrin më të lartë të votave parapëlqyese të gjinisë së nënpërfaqësuar.  Kjo procedurë përsëritet deri sa mandatet që ndahen të respektojnë detyrimin e përfaqësimit në masën 30 % të gjinisë së nën përfaqësuar për secilën zonë zgjedhore.

  1. Në rastet kur numri i votave parapëlqyese të cilat përcaktojnë mandatin e fundit që ndahet është i barabartë, pa cënuar kuotën gjinore, mandati ndahet me short.
  2. Përllogaritja dhe shpërndarja e mandateve, sipas nenit 162 dhe këtij neni, për çdo zonë zgjedhore miratohet me vendim. Vendimi nxirret për çdo zonë zgjedhore më vete. Ndaj vendimit mund të bëhet ankim administrativ në KAS.”

      Neni 7 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pa botimit në Fletoren Zyrtare.

 



6 Comments

  1. ne shqiperi koalicionet kan qene e do vazhdojne te jene pazare te pista, partite e vogla perfshire dhe lsi nga momenti qe kapin ndonje ministri dine vetem te vjedhin haptazi e askush su ben dot asgje nga frika e rrezimit te qeverise, kjo ka pasur vlere si kur ka drejtuar e majta ashtu dhe e djathta. Zhjidhje per mendimin tim do ishte pa koalicione dhe propocional kombetar e kush fiton maxhorancen fiton automatiksht 50%+1 te vendeve ne parlament. ne kete menyre respektohet vota e qytetareve sepse do qeverise partia qe ka marre perkrahjen me te madhe ne popull e plus partite e vogla qe jan aty vetem per ndonje llokem pushteti sdo kishin hapsira. Kete e them ne parim si mendoj se do ishte me mire, ne praktike qendron problemi qe kush ka qeverine vjedh votat, e ne kete rast Rama do vjedhi votat e do deformohej rezultati. Pra nqs do sigurohej vota (dicka shume e veshtire per shqiperine) ky mendoj do ishte sistemi me i mire

  2. Kush merr maxhorancen merr automatikisht 50+1 (!!!???) Pra nese nje parti merr maxhorancen me 30% te vendeve ne parlament dhe i takojne 42 vende ne parlament, automatikisht duhet te marre 70+1. Ku eshte plotesuar vulllneti i popullit ketu? Apo meqe merr 29 deputete me shume se i takojne? Ndersa partite e tjera qe marrin 10 vende p.sh. nuk duhet te kene asnje vend ne parlament!!! Keshtu plotesohet deshira e Rames dhe jo vullneti i popullit. Kur timonin, tepsine, rrotat dhe kusine i ka patur nje parti e vetme, punet ne kete vend kane shkuar shume keq. Kujtoni qe nga 1944 se cfare ka ndodhur kur pushtetin e ka patur nje parti e vetme

    1. Shikoje pak me larg, Rama eshte sot po sdo jete perhere! Idea eshte qe parti e pare merr maxhorancen ne parlament e formon qeverine. Nuk mundet qe nje parti me 10% te votave te kushtezoje (ne menyren me korruptive te mundshme) partine qe ka marre votebesimin e popullit, e kjo ka ndodhur ne 2009 me LSI e PD ne pushtet qe kushtezohej nga nje parti me 4 deputete e duke i dhene 4 ministri qe te gjith e dime se ca korrupsioni eshte bere apo e njejta gje ne 2013 me qeverine e Rames. Po kjo vlen dhe per partite e vogla qe kan pasur ministri apo drejtori, me kujtohet Mediu apo PDIU.
      Pertej krahasimit me partine komuniste te 44 qe mendoj qe nuk qendron ne kete rast, ne Shqiperi punet kan vajtur si mos me keq dhe kur jan qeverisur ne koalicione, psh qeverisja Berisha 2 ne koalicion me LSI ka qene shume keq ne krahasim me qeverine Berisha 1 te 2005. Gjithsesi ky eshte mendimi im per te eliminuar pazaret e perdorimin e pushtetit si ndarje llokmash

  3. Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon te vetedisktretitohet me ato qe poston ne rrjetet sociale, ku secili prej nesh mund t’i coje dicka duke u tallur ne Facebook dhe ai e boton ne profilin e tij. E njejta gje ka ndodhur edhe diten e sotme, ku Berisha ka publikuar nje foto ta para shume viteve duke pretenduar se eshte shkrepur ne date 26 te ketij muaji. Synimi i tij ka qene te sulmoje ministren e re te Arsimit, Evis Kushi, por ka deshtuar me sukses nderkohe qe ai/ajo qe i ka nisur foton eshte tallur me te si perhere.

  4. Fati i shqiptarit ne maje te karit.
    Koloni, sa me shpejt ose qytete shtete. Ne nuk kemi lidhje me demokracine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *