• |
ide | kryesore

Spanjë/ Banda e trafikantëve mban peng shqiptarët për vjedhje droge

Lajme, Planet



Dy burra shqiptarë janë mbajtur të izoluar dhe të lidhur me zinxhirë nga një bandë trafikantësh, në një zonë të fshehur urbane afër Valencias, në Spanjë.

Menjëherë u ngrit alarmi nga një prej shqiptarëve, që arriti të largohej prej rrëmbyesve të shtunën e kaluar, pas 4 ditësh rrëmbimi.

Banda i akuzonte shqiptarët për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme marijuane, që e kishin fshehur dhe rritur në këtë zonë ku ndodhi pengmarrja.

Një prej shqiptarëve theu zinxhirët e arriti që të arratisej, duke kërkuar ndihmë. Një fqinj e gjeti atë të plagosur dhe njoftoi policinë.

Ai tregoi më pas tek policia se së bashku me mikun e tij shqiptar ishin mbajtur peng nga banda. Ata ikën në vendin e pengmarrjes, ku gjetën shqiptarin të lidhur në shtyllë me zinxhir.

Policia vërejti se në atë zonë kishte kultivim të kanabisit. Dy shqiptarët e liruar nga peg-marrjau morën në pyetje. Ata do të duhet që të shprehen se çfarë raporti kanë me bandën e trafikantëve të drogës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *