• |
ide | kryesore

Turqia provon vaksinën anti-Covid në spital

Lajme, Planet



Mjekët turq ditën e sotme provuan vaksinën e parë kundër COVID-19 te një punonjës shëndetësor.

Kështu shkruan Anadolu Agency, sipas së cilës, Asım Baştürk, 53-vjeç, doli vullnetar në fazën e tretë të testit të vaksinës të zhvilluar nga Kina.

Duke folur për gazetarët, Dr. Mustafa Sait Gönen, dekani i Fakultetit kryesor turk të Mjekësisë, të Universitetit Cerrahpaşa në Stamboll, tha: “Sot, ne filluam testimin e fazës 3 të vaksinës me origjinë kineze nga shkolla mjekësore Cerrahpaşa”.

Ai tha se nga 335 mijë pacientë që kishin vizituar institucionin që nga marsi, 27 mijë ishin trajtuar për COVD-19 dhe 77 mijë ishin testuar.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për Fakultetin e Mjekësisë Cerrahpaşa. Kjo luftë (kundër virusit) vazhdon në Cerrahpaşa, si në spitalet e tjera dhe në botë”, shtoi ai.

Po ashtu edhe Baştürk tha: “Unë u bëra vullnetar me vullnetin tim. Sigurisht, ne duam që ky (virus) i cili po krijon telashe për Turqinë dhe botën të eliminohet së shpejti”.

Virusi që u shfaq për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar është përhapur në pothuajse të gjithë botën. Më shumë se 33 milionë njerëz janë infektuar, përfshirë mbi 998 mijë vdekje dhe gati 23 milionë të shëruar.



1 Comment

  1. ,,mungesa e zbatimit te vertetes ne politika ligje veprim do ti cojn emuslimanet shqiptar drejt mosbesimit me.te askujt vec te vertetes dhe pasuesve te saj thotë:

    nese muslimanet shqiptar do ti besonin dikujt per vaksinen ajo eshte turqija ,por me kusht qe kjo vaksin te mos ken ndikime ne kodin gjenetik ,per nxitje vdekshmerije,sterilizimi ,apo pasoja ansore shendetsore,vaksina duhet,tju nenshtrohet te gjitha testeve per te fituar besushmeri,tek ne,por dhe kur te vijne ne shqiperi besushmerija eshte vetem transparen ca e plot,duke qen vet ,komision turk ne ,shperdarjen dhe manaxhimin e saj ne vend mbasi ketu ka ikur plotesisht besushmerija,per gjitha organet qeverisese mbasi ,mashtrimi korrupsioni politikat djallzore jan ulur kembekryq,nuk ka me besim vese tek e verteta dhe pasuesit e saj,,,sepse per politikat organizimin e sistemeve te jetes,pas nje zhgenjimi 1 shekullor,faktet e zhvillimit nxorren qellimet ,per perfitime te grupeve te interesit permes mashtrimeve imponimeve luftrave presioneve ,grupimeve prej ku muslimanet kudo humben me shum se askush edhe per koronen ka shum deshime ,te llenat konspirative,analizat mediat politikat faktet interesimet per te ber vaksinen me cdo kusht,kjo po i ben migrantet te kthehen ne vendet e tyre te mos ndjehen me te mbrojtur as te sigurt,te refuzohet gjithcka vec te vertetes,,tani do ndahet e mira nga e keqa prishen shum lojra ,dhe ,sejcili te gjej veten ndryshime te mella i presin te gjith e kunderta e qellimeve dhe planifikimeve te padrejta antinjerzore,,keshtu vjen fundi,kur mungon zbatimi i te vertetes ,dhe pas cdo ngjarje nuk ka hetim ligjor nderkombetare dhe transparenc te plot me veshgues nga gjitha palet,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *