• |
ide | kryesore

VIDEO/ Debatet pikante mes kandidatëve amerikanë për President

-Instant, Arkiva, F1, Planet

Presidenti Donald Trump dhe ish Nënpresidenti Joe Biden do ta mbajnë debatin e tyre të parë të martën, më 29 shtator. Synimi i tyre kryesor në këtë debat do të jetë të shmangin gabimet, sidomos ndonjë gabim që mund t’u kushtojë shumë. U hedhim një vështrim disa momenteve historike të debateve presidenciale amerikane në vite.


Nga debati Kennedy-Nixon, tek ai Clinton-Trump, ndeshjet mes kandidatëve presidencialë kanë prodhuar momente disa herë përcaktuese, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në politikën amerikane.


“Pothuajse në çdo cikël debatesh, gjithnjë ka ndodhur diçka që i ka treguar popullit amerikan këtë ose atë gjë që ata kishin nevojë të dinin rreth kandidatit,” thotë Walter Mondale, kandidat demokrat për President në vitin 1984​.

Për ish-kandidatin Mondale, kjo ndodhi dy herë kur ai u përball me Presidentin Ronald Reagan i cili kërkonte një mandat të dytë.

“Reagani nuk po e ndiqte mirë skenarin e tij. Ai niste njërin nga ato fjalime të vogla që kishte mbajtur gjatë fushatës dhe ngecte në mes, harronte se ku donte të dilte”, kujton ai.

“Ne nuk kemi shumë mundësi për t’i parë kandidatët të pafiltruar, të dy bashkë dhe drejtpërdrejt në televizion, pa të tjerë që t’i këshillojnë se si të flasin,” thotë Alan Schroeder, profesor i gazetarisë në Universitetin Verilindor. Ai ka shkruar një libër mbi rolin e televizionit në debatet presidenciale duke filluar me debatin e parë në vitin 1960 midis kandidatëve John Kennedy dhe Richard Nixon.

“Nixoni, sapo kishte dalë nga spitali, kishte humbur shumë peshë, ishte shumë i zymtë, nuk kishte bërë grim, ishte i djersitur dhe nuk dukej mirë në kamera,” thotë zoti Schroeder.

“Nixoni refuzoi të bënte grim dhe dukej sikur kishte një hije në fytyrë. Për ata që e dëgjuan debatin në radio menduan se Nixoni fitoi. Për ata që e panë në televizion, ishte Kennedy që fitoi,” thotë Frank Sesno, Drejtor i Nismave Strategjike në Universitetin George Washington, i cili ka mbuluar Shtëpinë e Bardhë për televizionin CNN.

Një moment i famshëm ka qenë kur kandidati Gerald Ford u përpoq të tregonte se Polonia nuk ishte pjesë e perandorisë sovjetike…” thotë zoti Sesno.

Kandidati Ford deklaroi në debat: “Nuk ka asnjë dominim sovjetik të Evropës Lindore dhe nuk do të ketë kurrë nën një administratë Ford”.

Mary Kate Cary, e cila jep shkenca politike në Universitetin e Virginias, thotë se kur kandidati tha këto fjalë, moderatori i debatit pothuajse mbeti pa fjalë.

Zonja Cary ka qenë shkruese fjalimesh për Presidentin George Bush i parë, kur ai bëri debatin me kandidatët Ross Perot dhe Bill Clinton në vitin 1992.

“Njëri prej të dyve kishte shkelur rregullin, po e kalonte shumë kohën e caktuar. As moderatorja Carole Simpson nuk po e zbatonte rregullin. Atëherë kandidati Bush fillon të tregojë orën e tij si një sinjal që ata të zbatojnë rregullin. Mirëpo audienca nuk i di rregullat. Publiku kujton se ai po e shikon orën për të ikur, për të ngrënë një hamburger apo diçka tjetër. Kështu, e gjitha kjo shkoi në dëm të Xhorxh Bushit,” tregon zonja Cary.

“George Bushi nuk duhet ta kishte bërë. Dhe është interesante se, vite më vonë, kur u intervistua nga gazetari Jim Lehrer, ai e pranoi se nuk duhet ta kishte bërë atë që bëri,” komenton analisti Schroeder.

Në debatin e parë me kandidatin Walter Mondale në vitin 1984, Ronald Reagani fillimisht nuk u paraqit edhe aq mirë, por më pas ia doli me një shaka për moshën.

“Dua që ju ta dini se nuk dëshiroj ta bëj moshën temë të kësaj fushate. Nuk do të shfrytëzoj, për qëllime politike, rininë dhe mungesën e përvojës te rivali im”, tha ai.

Duke kujtuar atë moment, zoti Mondale kujton: “Kur ai e tha këtë unë qesha, mendova se ishte shaka. Në fakt ai më dha një goditje mjaft të bukur. Mes të qeshurës sime pati disa pika loti.”

Walter Mondale humbi ndaj Ronald Reaganit me rezultat të thellë në zgjedhje. /VOA

2 Comments

  1. PRA PER SA KUPTOVA KOMUNISTET NEOKOMUNISTET SI KENEDI ME SHOK SOCIALISTET E AMERIKES LLUMI I BOTES SOCIALISTET FITUAN ME HILE DUKE I NXEHUR KLIMEN NE STUDIO PRA MEDIA DHE SOCIALIST TE FLLIQUR QE PASTAJ SHKOJ PER LESH PER LESH PO PO PER LESH APO SIPER OBAMEN QE E DIME TE GJITHE CILA SHTERS E NJERZIMIT E VOTUAN APO SI KLINTOM ME LWISKIN……………….

  2. Hi!

    Unfortunately, I have some bad news for you.
    Several months ago, I got access to the device you are using to browse the internet.
    Since that time, I have been monitoring your internet activity.

    Being a regular visitor of adult websites, I can confirm that it is you who is responsible for this.
    To keep it simple, the websites you visited provided me with access to your data.

    I’ve uploaded a Trojan horse on the driver basis that updates its signature several times per day, to make it impossible for antivirus to detect it. Additionally, it gives me access to your camera and microphone.
    Moreover, I have backed-up all the data, including photos, social media, chats and contacts.

    Just recently, I came up with an awesome idea to create the video where you cum in one part of the screen, while the video was simultaneously playing on another screen. That was fun!

    Rest assured that I can easily send this video to all your contacts with a few clicks, and I assume that you would like to prevent this scenario.

    With that in mind, here is my proposal:
    Transfer the amount equivalent to 1350 USD to my Bitcoin wallet, and I will forget about the entire thing. I will also delete all data and videos permanently.

    In my opinion, this is a somewhat modest price for my work.
    You can figure out how to purchase Bitcoins using search engines like Google or Bing, seeing that it’s not very difficult.

    My Bitcoin wallet (BTC): bc1qq4l0gyav2nn56w94k95gg5er863hf2gtykudeq

    You have 48 hours to reply and you should also bear the following in mind:

    It makes no sense to reply me – the address has been generated automatically.
    It makes no sense to complain either, since the letter along with my Bitcoin wallet cannot be tracked.
    Everything has been orchestrated precisely.

    If I ever detect that you mentioned anything about this letter to anyone – the video will be immediately shared, and your contacts will be the first to receive it. Following that, the video will be posted on the web!

    P.S. The time will start once you open this letter. (This program has a built-in timer).

    Good luck and take it easy! It was just bad luck, next time please be careful.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu