• |
ide | kryesore

Video/ Doli nga koma duke i dëgjuar zërin, Totti takon futbollisten e Lazios: “Shumë i emocionuar, kur të dalë do shihemi”

-Instant, Sport, Video



“Francesco po të presim” ishte vetëm apeli i prindërve të Ilenia Matilli për Francesco Totti. Futbollistja e Lazios ishte në koma prej nëntë muajsh pas një aksidenti të rëndë e u zgjua vetëm pak ditë më parë, duke dëgjuar zërin e ish-kapitenit të Romës që i kishte dërguar një video mesazh ku e inkurajonte të mos dorëzohej.

Sot, Totti ka bërë një vizitë në Poliklinikën ‘Gemelli’ për të takuar vajzën e për ti realizuar kështu ëndërrën Ilenias, që takoi idhullin e saj, edhe pse të skuadrës rivale të qytetit: “Jam shumë i emocionuar, kur të dalë do të shihemi”. E në fund një selfie që është postuar në rrjetet sociale nga vajza.

https://www.youtube.com/watch?v=tyUpcEq6vVQ



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *