• |
ide | kryesore

Video / Liverpool përmbys Arsenal dhe kryeson Premier League bashkë me Everton dhe Leicester

F1, Sport



Tre minuta iluzion, pastaj Arsenal u dorëzua në kthimin e Liverpool i cili mori hak pas k.o. me penallti në finalen e Community Shield dhe mbetet me pikët e plota si Everton dhe Leicester ne krye te klasifikimit.
Lacazette ndezi shpresat e Topçinjve në minutën e 25-të, por në të 28-të Sadio Manè barazoi 1-1 dhe para pushimit Robertson, gabimi i të cilit kishte krijuar avantazhin e mysafirëve, shënoi 2-1. Lacazette në pjesën e dytë ka një shans të madh për të barazuar, por hipnotizohet nga Alisson. Dhe në finale blerja e re Diogo Jota mbyll llogarinë me një të djathtë nga limitet.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *