• |
ide | kryesore

Video/ Penallti e humbur e sherr me kundërshtarët: debutimi i Higuain në MLS për tu harruar

-Instant, Sport, Video



Gonzalo Higuain ëndërronte natyrisht një tjetër lloj debutimi në kampionatin amerikan, por e para në MLS ishte një makth i vërtetë. Ish-sulmuesi i Juventus, i rreshtuar titullar bashkë me Matuidi, ka gabuar penalltinë (që përfundoi me sherr) para se të fundosej bashkë me shokët e Inter Miami në humbjen 3-0 nga Philadelphia Union.

Tekniku Alonso e pozicionoi Pipitan si sulmues të vetëm në 4-2-3-1, me Matuidi në të majtë. Një lëvizje që nuk i ka dhënë të drejtë, duke qenë se pas 25′ minutave kundërshtarët ishin në avantazh të një goli të Fontanas. Dyfishimi i Philadeliphia mbërriti në të 69′ me Ilson, ndërsa në të 77′ rasti për të hapur ndeshjen i takoi Higuain (që nuk ka raport të mirë me penalltitë që nga gabimi në 2015 në finalen e Kupës së Amerikës) që goditi mbi traversë. Gabim që u pasua nga një sherr, me argjentinasin që reagoi ndaj talljeve të disa prej kundërshtarëve. Golin e tretë që vulosi ndeshjen e shënoi në shtesë Aaronson.

Kështu, as Higuain nuk arriti ti japë një shkundje sezonit të skuadrës së David Beckham, gjithnjë e më shumë e fundit me pikë të barabarta me DC United: skuadra e Miami ka fituar vetëm 3 ndeshje në 14 duke regjistruar në total, deri tani, vetëm 11 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=Z_go1RZspv0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *