• |
ide | kryesore

14 lojtarë të Genoa të infektuar, panikoset Napoli: rrezikon të shtyhen ndeshja me Juventus

-Instant, Sport



Lajmi për valën e infektimeve tek Genoa ka tronditur normalisht Napolin, kundërshtar i Grifonëve të dielën pasdite në San Paolo: gjashtë kanë qenë të infektuarit e hedhur në fushë nga Maran. Ambjenti i kaltër tani është kapur nga ethet e infektimit: të pashmangshëm në fund të ndeshjes kontaktet e përshëndetjet mes dy skuadrave e sidomos është e frikshme të kujtohet debati fytyrë më fytyrë mes Osimhen e Masiello. Gattuso, i njoftuar menjëherë për situatën nga drejtuesit, e lojtarët po përgatisin ndeshjen e të dielës me Juventus në Stadium, por më parë do të kryejnë ciklin e tamponëve, rezultati i të cilëve mësohet pas 24 orësh. Të premten është në plan vala e dytë e tamponëve, që do të jetë vendimtar. Gattuso e lojtarët e kanë mësuar lajmin për 14 rastet pozitive tek Genoa në ditën e tyre të pushimit me familjet e tyre.

VIROLOGU I NAPOLIT: “M MIRË TË SHTYHET”
“Nesër mund të japim një përgjigje”, kështu është shprehur për Radio Punto Nuovo Giuseppe Portella, profesor e drejtor i laboratorit që merret me tamponet e Napolit. Profesori jep alarmin në prag të ndeshjes me Juventus: “Hipotezojmë që një numër lojtarësh është infektuar: nëse nuk parashikohet të luajnë pavarësisht kësaj, Napoli duhet të rreshtojë të rinjtë. Do ishte me vend të shtyhet ndeshja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *