• |
ide | kryesore

Albin Kurti: Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se sot janë bërë dy vjet nga protesta më e madhe e periudhës së pasluftës. Kurti ka thënë se i gjithë vendi në atë kohë po jehonte me fjalët: “Një populli s’i nënshtrohet një njeriu”. Sipas tij, ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova.

Postimi i Kurtit në Facebook

Dy vjet u bënë sot nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës. Sheshet “Skënderbeu” e “Ibrahim Rugova” si dhe bulevardi “Nëna Tereze” në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që herë quhej “shkëmbim territorial”, herë “razgraničenje”, e herë “korrigjim kufiri” me “kompromis të dhimbshëm”. Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *