• |
ide | kryesore

Arrestohet 45-vjeçari nga Durrësi, transportonte 17 emigrantë

Lajme, Të fundit



Një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës ndaj shtetasve të huaj është goditur nga Policia e Tiranës, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit duke arrestuar një 45-vjeçar.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Location”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sokol Ndreka, 45 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shtetasi Sokol Ndreka, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar (dyshohen shtetas të huaj), dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, ka marrë në mjetin e tij privat, 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *