• |
ide | kryesore

Basha konfirmon premtimin: Teatrin do ta ngremë siç ishte dhe aty ku ishte

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se shembja e Teatrit Kombëtar është dëshmi e barbarisë dhe urrejtjes që kjo qeveri ushqen për vlerat dhe institucionet e kombit tonë.

Teatri Kombëtar nuk ishte thjesht një institucion i kulturës dhe një gjurmë elegante e trashëgimisë tonë. Falë rezistencës së artistëve, aktivistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të Tiranës, ai u shndërrua në një vijë ndarëse ndërmjet regjimit dhe qytetarisë.

Rikonfirmoj angazhimin tim personal dhe të Partisë Demokratike se Teatrin Kombëtar do ta rindërtojmë siç ishte aty ku ishte dhe ata që e sulmuan dhe e shembën brutalisht do të dalin përpara drejtësisë për këtë krim të rëndë ndaj kulturës, qytetarisë dhe mënyrës tonë të jetesës” – shkruan Basha në Twitter. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. një militant i PD i ka shkuar në zyrë pas vrasjes dhe i ka thënë: “Unë e vrava Azemin, se e nxora në pritë”. Kjo ka ardhur pas një presioni të madh publik të njerëzve që e kanë ditur këtë skenë, përfshi dhe shumë shkrime të mija.

    Tani meqë nisi të “bilbilosë”, është mirë ta çojë deri në fund. Të na shpjegojë si mundet që Azemi të dalë me një telefonatë militanti, ndërkohë që ai nuk pyeste as për urdhërat e Berishës.

    E vërteta është se “militanti” nuk është njeri aq i thjeshtë. Motra e tij ka qëndruar “non stop” në paradhomën e Berishës, pasi është mjeke dhe shoqe e ngushtë e Liri Berishës.

  2. Premtimet e tua z.Basha eshte e veshtire ti besosh se direkt me kujtohet premtimi per sheshin Skenderbej , per stazonin e trenit, per tramvain etj..

  3. Berisha është thirrur. Sipas këtyre dokumenteve, Berisha është thirrur 2 herë, në datë 8 qershor 2001 dhe 30 korrik në të njëjtin vit.

    “Këto janë dy thirrjet për Sali Berishën të dëshmojë në gjyq. Është thirrur në 8 qershor 2001 në orën 10:00. Si dhe më 30 korrik në orën 10:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *