• |
ide | kryesore

Basha: Të ndihmohen të gjithë të prekurit nga pandemia, çek 1000 euro për çdo biznes të vogël

Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka prezantuar planin me 5 pika, për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë ekonomike, në të cilin është zhytur pas pandemisë së koronavirusit. Basha tha se duhet të jepet çek 1000 euro për çdo biznes të vogël, duke shtuar se duhet të ndihmohen ata që mbetën pa punë nga pandemia.


“Të mbështeten individët që kanë humbur punën. Duhen mbështetur bizneset. Të dyfishohet ndihma ekonomike për 6 muajt e ardhshëm. Duhen dhënë 16 mijë lekë në muaj për çdokënd që humb vendin e punës. Të jepet 1000 euro për çdo biznes të vogël. Të jepet çek për çdo pensionist me 2 mijë lekë të reja”, tha Basha.


Kryedemokrati theksoi se duhet që qeveria të japë çek prej 1000 euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët. Ai po ashtu parashikoi disa ndryshime në sistemin arsimor, pasi sipas krut të opozitës jashtëparlamentare, gjendja është shumë problematike.

“Çdo mjek të marrë bonusin prej 1000 eurosh dhe çdo infermier të marrë bonusin prej 500 eurosh. Hapja e shkollave me vetëm masa të lehta, ka rezultuar me infektime masive. Duhet që shkollat të dezinfektohen në mënyrë të rregullt. Duhen siguruar maskat, dezinfektantët. Duhet që pajisjet të jepen falas dhe maskat. Të kryhen teste për mësuesit. Duhet investim në teknologji, fëmijët duhen ndihmuar me tableta. Asnjë fëmijë mos të mbetet pas e asnjë shqiptar mos të jetë pas dore”, u shpreh Basha.

3 Comments

  1. ok po leket ku do i gjesh? Kur je ne opozite eshte e lehte te thuash te japin lek kendej dhe andej po zotrote thua qe taksat do i ulim e me shume lek do japim, atehere keto para nga do dalin?

  2. Kush erdhi në vendin e atyre që ikën: shumë prej tyre të njohur për mediokritet politik dhe qytetar, për afera financiare, njëlloj të pasur si të dëbuarit dhe po aq lakmitarë dhe të paide si ata. Nëse Basha mendon se mund të ngjallë besim e shpresë me Ballinjtë, Bardhët, Gjatat, Alibeajt, budallallëqet e Spahijve që djegin shkolla dhe nuk e kanë veshur një ditë bluzën e bardhë, shefat e Lazaratit, manjakët pushtetarë të lësëisë dhe vasilët e pamençur, Salianjët, Nard Ndokët e Dulet, aferat babale apo recitimet e Dumes – Shkaut, atëherë ai nuk ka mësuar asgjë nga tetë vitet në opozitë dhe do të ishte mirë të vazhdonte të qëndronte edhe më tej.

    Nëse ai nuk e ka mësuar se jo bojkoti, por pjesëmarrja; jo largimi, por prania; jo sharja, por mendimi; jo metingashët, por të mënçurit; jo të korruptuarit, por të ndershmit të sjellin në pushtet – ende asgjë nuk ka mësuar. Nëse ai nuk e di se shembulltyra është sprova e një lideri, ai nuk do të blinte në harkun e një viti 4 vila luksoze, ndërsa flet për varfërinë, atëherë do të bënte mirë t’i jepte lamtumirën politikës dhe të kthehej në zanatin e tij. EULEX-i dhe Gjykata Speciale ka ende nevojë për përkthyes dhe hetues!!!!

  3. Une them qe ceku te behet 3000euro per bizneset dhe 1000 euro per cdo qytetar mbi 18vjec. Per qytetaret nen 18vjec vetem 500 euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu