Beatrix Ramosaj duket se po përballet me një nga problemet më të zakonshme, por edhe më shqetësueset javët e fundit. Këngëtarja ka treguar se ka shqetësime për shkak të gjumit dhe se çdo mbrëmje është si një luftë e vërtetë për të.
“Jam shumë e inatosur kam probleme me gjumin prej javësh. Nuk kam pasur probleme me paralizën e gjumit prej muajsh, por çdo mbrëmje është ende një luftë. Kam shmangur fjetjen me kurriz prej muajsh për shkak të paralizës së gjumit. Gjëja më e keqe. Kam nisur të fle me diçka para pë të mbuluar fytyrën, ndryshe nuk mund ta përballoja”, ka shkruar Beatrix.
Ajo ka ndarë me ndjekësit edhe eksperiencën e saj me paralizën e gjumt dhe duket se për këngëtaren ka qenë një nga gjërat më të tmerrshme që ka përjetuar.
“Nuk e di nëse njerëzit e tjerë kanë parë burrin me kapele gjatë paralizës së gjumit, por tani jam sërish e frikësuar. E pashë një herë në fillim dhe kurrë më. Mbrëmjen tjetër nisa të dëgjoja zëra jo tokësor. E kam përjetuar disa herë dhe dëgjimi i zërave djallëzorë dhe ndjenja e një pranie të errët është vetëm një pjesë e saj”, ka rrëfyer Beatrix Ramosaj.
Para një viti këngëtarja tregoi për ndjekësit e saj se përjetoi për herë të parë paralizën e gjumit dhe e cilësoi si një nga eksperiencat më të frikshme të jetës.
Çfarë është paraliza e gjumit?
E gjitha ka të bëjë me tri ose katër fazat e gjumit . Ju mund të ëndërroni në çdo fazë të gjumit, por ëndërrat e fazës REM duket sikur janë ngjarje të vërteta që po përjetohen në kohë reale. Kjo sepse truri është jashtëzakonisht aktiv gjatë gjumit REM, por trupi është krejtësisht i paralizuar. Në momentin që truri zgjohet, trupi kërkon disa sekonda deri në 15 minuta që të marrë komandë nga truri që të lëvizë.