• |
ide | kryesore

“Fshije këtë postim, i shitur”. Për herë të parë tifozët e Benfikës e Portos janë dakord: Otamendi ‘një tradhëtar’

-Instant, Sport

E kaluara me Porton e mbrojtësit argjentinas ka bërë që të bien mbi të kritikat e tifozëve të tij të rinj të Benfikës, por edhe atyre të Portos: të dy tifozeritë e akuzojnë se është një “tradhëtar”. Nicolás Otamendi mbërriti tek Benfica si pjesë e shkëmbimit Rúben Dias-Manchester City, me mbrojtësin portugez që shkoi të përforconte prapavijën e Citizens, ndërsa argjentinasi kthehet në kampionatin portugez (operacion 68 milionë euro arkëtim për Benfikën e 15 për Manchester City). Në këtë mënyrë do të luajë me fanellën e rivalëve më të mëdhenj të Portos, skuadra e tij mes 2010 e 2014, e kjo ka shkaktuar një luftë kundër tij në rrjetet sociale. Një luftë ku për herë të parë dy tifozeritë ndajnë të njëjtin qendrim.

Nën një postim të Otamendi në Instagram majin e kaluar, në të cilën ka kujtuar fitoren në finalen e Europa League 2010-11, falë golave të Falcaos kundër Bragas (1-0), tifozët si të Portos ashtu dhe të Benfikës e kanë etiketuar “tradhëtar”, për faktin që ka veshur fanellën e dy rivalëve të mëdhenj. “Fshije këtë postim, i shitur”, “nuk je i denjë të kesh një foto me atë simbol në fanellë…”, “shpresoj që Porto të mos ketë më lojtarë si ty… “ose” nuk meritoj të luaj për Benfikën, “Je një Dragarto” (referimi për nofkën e Portos, “dragonjtë”), ishin disa nga mesazhet në drejtim të lojtarit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu