• |
ide | kryesore

Gjermania shton presionin mbi Ramën: Kushti i reformës plotësohet nëse e konfirmon OSBE/ODIHR

-Instant, Lajme, Të fundit

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul u ka bërë thirrje partive politike në Shqipëri t’i kthehen konsensusit për listat zgjedhore. ODIHR-i duhet të ketë mundësi të vlerësojë ndryshimet.  Wadephul-i i tha DW në Berlin, se Gjermania e mbështet Shqipërinë në plotësimin e gjashtë kushteve të vëna nga Bundestagu. Por ai shtoi se ka ende për të bërë. Ne e mirëpresim konsensusin e 5 qershorit. Ne pyesim, megjithatë, nëse ishte e mençur të vinte në diskutim këtë konsensus përsëri përmes ndryshimit kushtetues të njëanshëm të 30 korrikut. Prandaj rekomandimi ynë urgjent: kthimi tek konsensusi në Këshillin Politik. Dhe i jepni ODIHR mundësinë për të vlerësuar ndryshimet e propozuara në Këshillin Politik. Vetëm kur ODIHR të thotë që reforma zgjedhore përputhet plotësisht me rekomandimet e OSBE / ODIHR, do të jetë më e lehtë për ne të themi se parakushti për reformën zgjedhore është përmbushur.”


Wadephul ia tha këtë DW, pas takimit që ai pati në Berlin me Ministrin në detyrë për Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili ndodhet në Berlin për një vizitë dyditore për të lobuar për hapjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare. Deri tani ai është takuar edhe me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështje të Evropës, Gunther Krichbaum, dhe me Ministrin për Cështje të Evropës, Michael Roth.


 

1 Comment

  1. PO PALLOSHI ESHTE VETE KRYETARI I OSBE ? KEPUTJA EDHE KETU SI TA KA QEJFI O PALLOSH TAMAM SIÇ BENE NE SHIPERI . APO TA BEN BYTHKA KO KO KO ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu