• |
ide | kryesore

I ekzekutuari nga RENEA në Elbasan, flet ish-gruaja: Nuk e dija që kishte armë në shtëpi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-bashkëshortja e Lefter Zhidrus ka mohuar që të ketë pasur dijeni në lidhje me armët dhe municionet që efektivët gjetën në apartamentin ku dhe u ekzekutua 71-vjeçari nga forcat RENEA. E pranishme në studion e “Pa gjurmë”, Floresha Zhidru tha se nuk kishte asnjë lloj ideje se nga kanë dalë gjithë ato armë.

“Absolutisht nuk kemi ditur asgjë, im shoq ka pasur materialet e veta në një dhomë. Burri im ka qenë tepër i fryrë nga shteti se nuk lanë gjë pa i bërë dhe arriti deri këtu. Materialet e punës i sistemoi në një dhomë dhe nuk e dimë se çfarë kishte aty. Lefteri merrej me makinat bujqësore. Ne pastronim dhomën po gjithçka shihnim ishin hekura, gjëra të rënda, jo armë. Ishim mjete të rënda,”– tha Floresha Zhidru.

Lefter Zhidru terrorizoi Elbasanin, vetëm pak ditë më parë. Me kallashnikov në krahë ai qëlloi me armë ndaj policisë, dhe pas pesë orësh negociatash, RENEA e ekzekutoi. Në apartamentin e tij u gjetën municione dhe armë të llojeve të ndryshme, dhe pas vëzhgimit, Floresha u mor nën hetim nga policia.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *