• |
ide | kryesore

I shënoi gol, Milan e merr në skuadër. Hauge mbërrin në Milano: “Çfarë emocioni të luaj me Ibran”

-Instant, Sport

Milan është gati të mirëpresë Jens Petter Hauge, që zbarkoi në aeroportin e Malpensas pak para orës 16.30. Rruga për transferimin tek kuqezinj të sulmuesit norvegjez 21 vjecar, që kishte dhënë aprovimin e tij, u hap pas akordit të arritur mes klubit kuqezi e Bodo/Glimt mbi bazën e 4 milionë euro plùs bonus. “Milan është një klub i madh, është një hap që ndjeja se isha gati ta bëja – ka thënë Hauge për TV 2 Sporten në aeroport para se të fluturonte drejt Milanos – Falenderoj Bodo Glimt për bashkëpunimin. Të luaj me Ibrahimovic? Do të jetë emocionuese”.


Kështu, Hauge nuk do ta mbyllë kampionatin norvegjez me Bodo/Glimt, me të cilët në sezon ka realizuar 14 gola (e 9 asist). Talenti norvegjez është gati për jetën e tij të re futbollistike me fanellën e Milan, që e magjepsi në rastin e ndeshjes së luajtur në San Siro për Europa League. Gjithcka e kryer pas akordit mes dy klubeve, me Bodo/Glimt që ka ulur pretendimet fillestare (6 milionë euro) duke pranuar ta mbyllë për 4 milionë plùs bonus. Për lojtarin tani është koha e vizitave mjekësore, në program të mërkurën në mëngjes, e firmës në kontratë. “Është e qartë se është një klub jashtëzakonisht i madh – ka shtuar Hauge duke iu referuar Milan – Gjërat u bënë realitet në ditët e fundit”.


Ndërkohë, drejtuesit kuqezinj po punojnë për qendrorin e mbrojtjes. Sipas të dhënave të fundit është dërguar për Saint Etienne oferta për Wesley Fofana, që parashikon huazimin me të drejtën e blerjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu