• |
ide | kryesore

“I vrava sepse ishin shumë të lumtur”: rrëfehet vrasësi i arbitrit De Santis

-Instant, Sport



Antonio De Marco ka rrëfyer se është përgjegjës për vrasjen e dyfishtë të arbitrit Daniele De Santis, 33 vjec, e të fejuarës së tij, Eleonora Manta, 30 vjec. I arrestuar nga dita e djeshme, 21 vjecari nga Casarano, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se ka vrarë me më shumë se 60 goditje thike dy të rinjtë mbrëmjen e 21 shtatorit, duke dhënë një justifikim të frikshëm: “Bëra një budallallëk. E di se gabova. I vrava sepse ishin shumë të lumtur e për këtë arsye më hipi tërbimi”.

Antonio De Marco ishte transferuar në Lecce nga Casarano (rreth 50 Km) dy vjet më parë për të studiuar për infermieri e në shtëpi kthehej rrallë sepse ishte i impenjuar me studime e praktikë në spitalin Vito Fazzi. Një student model por “introvers, i mbyllur, me pak miqësi”.

Përshkrimi analitik i ndërtuar flet për vetëkënaqësi sadiste, për një “rrezik recidivizmi për shkak të rrezikshmërisë ekstreme të të dyshuarit dhe të një natyre veçanërisht të dhunshme, të pandjeshme ndaj çdo apeli humanitar: pavarësisht thirrjeve të përsëritura për të ndaluar nga ana e viktimave, i dyshuari vazhdoi veprimin e planifikuar me përpikmëri, duke i ndjekur ata nëpër shtëpi, duke i arritur jashtë banesës, pa u ndalur kurrë”. Me pak fjalë, Antonio donte të lidhte, torturonte dhe ti vriste, pastaj të pastronte gjithçka me “ujë të valuar, zbardhues, sodë” dhe të linte një mesazh në mur me një mesazh për qytetin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *