• |
ide | kryesore

Kryeministri Rama: Në shkurt 2021 niveli i papunësisë do të jetë nën 11%

Lajme, Të fundit



Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama ka premtuar se në shkurt të vitit 2021, do ta çojë nivelin e papunësisë nën 11%. Rama deklaroi se projeksionet për ekonominë shqiptare ishin pozitive, por tërmeti dhe pandemia ndikuan për ndryshimin e tyre.

“Deri një ditë para tërmetit, projeksionet për ekonominë shqiptare ishin pozitive. Papunësia, e cila për vitin 2019 ishte më e ulëta në rajon me 11%, pritej të shkonte edhe më poshtë. Borxhi ishte në trajektore rënëse nën 65%, investimet e huaja dhe turizmi do të kishin impakt të shtuar, por gjithçka ndryshoi me tërmetin e parë dhe me tërmetin e Covid-19. Sidoqoftë, masat e marra nga qeveria në të dy drejtimet, konferenca e donatorëve e suksesshme e Brukselit, si dhe paketat e shpëtimit në periudhën e karantinës së përgjithshme kanë ndihmuar që sot të mund të themi pa frikë se nëse mund të kishim kaluar lehtësisht në më shumë se -10% të prodhimit të përgjithshëm, presim të kufizohemi në më pak se 4,5%. Nuk është pak si parandalim”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se masa janë marrë për nxitjen e ekonomisë. Kreu i qeverisë tha se prioritet është ripunësimi sa më shpejt i atyre që ishin në punë para pandemisë.

“Kemi vënë në dispozicion programet e ripunësimit dhe qëllimi është që në harkun e një viti të tejkalojmë nivelin e shkurtit të këtij viti, ku me 11% papunësi arritëm nivelin më të ulët të papunësisë që nga viti 1991”, u shpreh kryeministri.



12 Comments

  1. Duket Rama në statistikat për sanimin e papunësisë në vitin 2019, ka llogaritur si “të punësuar” ata qindra mijë shqiptarë që u larguan nga Shqipëria të lemerisur nga qeverisja e tij.

  2. THUA QE SERBIJA DHE KROACIA KANE ME SHME PAPUNSUAR POR AZIL POLITIKO-EKONPMOK KUSH KA ME SHUME KETE E DIN APO STE INTERESON SE KJO ESHTE STRATEGJIA E JUAJ BOSHATISJA E SHQIPERIS E KUPTON SEPSE TI DUHESH TE IZOLOHESH SOT SOT TANI TANI MOR POR TANI JO NESER PASNESER OSE NE 2021 NJSHIN ORE TANI TANI DUHESH IZOLUAR JO RREZUAR KY ESHTE MENDIMI IM KY ESHTE REALITETI TI VETEM VRER SHPERNDAN PER KETE KOMB.

  3. 11%!!!!Jo more gabim partia e kërkon 0 biles aq vënde pune do ketë sa do të kthehen të gjithë shqiptarët e larguar prej kohesh dhe do të vinë dhe emigrantë të huaj nga Afrika.Ky jeton në botën e përrallave.Medet.

  4. Flm,se ke pasur mundesi te thoje edhe 3 %papunesi strukturore !Ne shkurt do e “ulesh”papunesine ne -5% !!!Hahahaah
    Merr vesh ti o maskara njeri nga ekonomia apo agregatet e saj ?!Ti monster di vetem te vjedhesh,te tallesh e te besh gangon me police!Hajdut i ndyre

  5. Po ja dhjet dhe Trumpit me keto shifra, gjynah qe sje Presidenti Amerikes jo per gje po ke dhene prova qe je lider boteror o Ramazon pordha

  6. Jane hapur 300 mije vende pune mandatin e pare. Me timon ne dore jane hapur edhe 400 mije vende te tjera pune dhe ja ku u bene 700 mije. Ne qershor ishin 70 mike vende pune te mbyllura, por INSTAT i kishte llogaritur gabim sepse jane mbyllur vetem 35 mike vende pune. FMN ia fut kot kur thote qe ekonomia shqiptare do bjere me 7,5%, sepse per te hapur vende pune duhet te lete rritje ekonomike. Prandaj Shqiperia do jete i vetmi vend ne bote qe ne kete krize te pandemise, do kete rritje te madhe te GPD. Dhe kjo merite i takon basketbollisto-piktorit qe ne keto dy fusha eshte i deshtuar, ama ekonomine e njeh me mire se gomari anglishten. Te merresh me te dhee cfare thote ai, eshte vetem humbje kohe. Ky vetem te genjeje di. Prite kur te thote qe do vine refugjate nga USA dhe Gjermania per te punuar ne Shqiperine qe lulezon ne saje te udheheqjes se tij te ndritur

  7. Pale më 26 prill – s’do te kete te papune fare!
    Dhe rroga minimale do te jete 2000 euro, por vetem me 26 prill!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *