• |
ide | kryesore

“Kush pyet o vlla, kush pyet”, banori në Shpërdhet të Kurbinit tregon kushtet e këqija në çadër

Lajme, Të fundit



Që nga tërmeti i 26 nëntorit, familja e Shkëlzen Ukës jeton në kushte të vështirë në çadër. Shtëpia i është shkatërruar plotësisht dhe nga inspektimet ka dalë DS4, pra është për tu shembur totalisht.

Uka thotë se prej muajsh jeton në një çadër që fut ujin e të ftohtin brenda. Në këto kushte ai nuk ka shprese për të kaluar dimrin. Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ishte në Shpërdhet të Kurbinit, ku pa situatën e rëndë të familjes së Shkelzen Ukës.  Ndonëse banesa është për rindërtim, bashkia e Kurbinit nuk i ka kthyer përgjigje fare. Banori thotë se gjithë familja e tij jeton mes pisllëkut dhe nënë e ka të sëmurë.



2 Comments

  1. Duhet ta kishe siguru shtepine dhe mbas termetit do merrje paret nga shoqeria e sigurimeve dhe do e kishe ndertuar shtepin e sdo prisje nga shteti Keshtu ndodh ne gjithe boten

  2. Luli bleu vile me pishine ne Tirane, vile ne bregdet, vile tjeter neTirane. Te gjitha brenda nje viti, pervec pentahousit ne Tirane dhe viles qe ka ne Hollande dhe kompleksin e pallateve qe ka kunati.
    Eshte hipokizi e paster nga ana e PD’s kur ben sesi “merakoset” per te pastrehet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *