• |
ide | kryesore

L’Equipe: “Juventus ka thyer rregullat e OKB-së kundër Koresë së Veriut në transferimin e Han”

-Instant, Sport

Nga Franca mbërrin lajmi se Juventus mund të ketë thyer rregullat e Kombeve të Bashkuara në lidhje me sanksionet ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut. Ashtu si raporton e përditshmja L’Equipe, në fakt, shitja në janar e Këang-Song Han tek katariotët e Al-Duhail (operacion me kosto 5 milionë), sipas ekspertëve të Këshillit të Sigurisë, shkon kundër sanksioneve të OKB-së që ndalojnë koreano-veriorët të punojnë jashtë vendit të tyre.


E përditshmja franceze shpjegon se Këshilli i Sigurisë në janar e kishte paralajmëruar Italinë për këtë cështje e, pavarësisht kësaj, “transferimi nuk është anulluar”. “Këshilli i ka bërë të ditur Katar pasojat që mund të ketë nga ky rast” lexohet në raportin e cituar nga l’Equipe.


Sanksionet e OKB-së kundër Koresë së Veriut, për faktin se nuk hoqi dorë nga programi nuklear, parashikojnë se Shtete anëtare do të kthenin në atdhe punonjësit koreano-veriorë brenda dhjetorit 2019.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu