• |
ide | kryesore

Mbërrin në Shqipëri vaksina e gripit, aplikimi nis të mërkurën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se vaksina e gripit ka mbërritur në Shqipëri dhe nga nesër fillon vaksinimi fillimisht te mjekët dhe infermierët.

“Nesër fillon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve, vaksinimi do jetë sipas të një kalendari të ISHP, vaksinat kanë mbërritur në vend”, – tha ajo.

Ministrja tha se pas mjekëve dhe infermierëve ata që kanë prioritet janë dhe: mësuesit , edukatorët, moshat e treta, të sëmurët kronikë dhe fëmijët 2-5 vjeç.

“Që prej muajit Prill, kemi financuar vaksinën kundër gripit, në kushtet e situatës së pritshme të vjeshtë-dimrit, me rrezikun e mbivendosjes së COVID19 dhe ja kemi dalë ta sigurojmë atë disa herë më shumë se 1 vit më parë.

Vaksinimi do të nisë shumë shpejt, nesër: do të ofrohen falas për popullatën e riskuar, duke filluar nga sot, sipas një plani të detajuar, që nis me personelin shëndetësor.

Mjekët dhe infermierët janë kategoria e parë që kryejnë vaksinimin falas kundër gripit, ndërsa vaksinimi do të vijojë më pas me edukatorët, arsimtarët, të moshuarit të sëmurë kronikë, fëmijët 2-5 vjeç, sipas përcaktimit të Institutit të Shëndetit Publik”, tha ministrja.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *