• |
ide | kryesore

Mediat malazeze: Kë takoi Rama në një vizitë të fshehtë në një restorant në Tuz

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Mediat malazeze shkruajnë për një vizitë jozyrtare dhe të paparalajmëruar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Tuz të Malit të Zi.


Sipas gazetës “Vijesti”, Rama u takua me Nik Gjeloshajn, kryesuesin e koalicionit ‘’Lista Shqiptare’’ të partive shqiptare që morën pjesë në zgjedhjet e 30 gushtit.


Ka qenë vetë Gjeloshaj që ka konfirmuar takimin për ‘’Vijesti’’ duke theksuar se “Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq’’.

Sipas medias malazeze, takimi zgjati më shumë se 1 orë dhe u diskutua për situatën pas zgjedhjeve dhe krijimin e mazhorancës së re në Mal të Zi. Shkrimi i botuar në faqen online të gazetës mban datën 28 shtator, dhe sipas Gjeloshajt takimi ka ndodhur më 28 shtator.

6 Comments

  1. një militant i PD i ka shkuar në zyrë pas vrasjes dhe i ka thënë: “Unë e vrava Azemin, se e nxora në pritë”. Kjo ka ardhur pas një presioni të madh publik të njerëzve që e kanë ditur këtë skenë, përfshi dhe shumë shkrime të mija.

    Tani meqë nisi të “bilbilosë”, është mirë ta çojë deri në fund. Të na shpjegojë si mundet që Azemi të dalë me një telefonatë militanti, ndërkohë që ai nuk pyeste as për urdhërat e Berishës.

    E vërteta është se “militanti” nuk është njeri aq i thjeshtë. Motra e tij ka qëndruar “non stop” në paradhomën e Berishës, pasi është mjeke dhe shoqe e ngushtë e Liri Berishës.

    1. Ec e gjeje se çfarë lidhje ka komenti që “motra e dikujt që është mjeke dhe shoqe e ngushtë e Liri Berishës, ka qëndruar në paradhomën e tij”, me lajmin se Rama ka shkuar të takojë fshehurazi në Tuz njëfarë Gjeloshi,
      Dikush do të dilte e të shkruante këtu se a ka qenë bashkëpuntore në krime të diktatorit Enver, “pantera e zezë” Nexhmia që ishte kryetare e Frontit demokratik e drejtoreshë e Institutit të studimeve të marksizëm -leninizmit, po çfarë lidhje ka kjo me lajmin për të cilin bën fjalë ky shkrim ?
      Dikush tjetër mund të dalë e të “komentojë” këtu se gjyshja e Ramës ka qenë kujdestare e dhomës së gjumit të Ahmet Zogut e gjyshi i tij shofer i tij, por a mund ta akuzojmë Ramën se është zogist ?

  2. Ec e gjeje se çfarë lidhje ka komenti që “motra e dikujt që është mjeke dhe shoqe e ngushtë e Liri Berishës, ka qëndruar në paradhomën e tij”, me lajmin se Rama ka shkuar të takojë fshehurazi në Tuz njëfarë Gjeloshi,
    Dikush do të dilte e të shkruante këtu se a ka qenë bashkëpuntore në krime të diktatorit Enver, “pantera e zezë” Nexhmia që ishte kryetare e Frontit demokratik e drejtoreshë e Institutit të studimeve të marksizëm -leninizmit, po çfarë lidhje ka kjo me lajmin për të cilin bën fjalë ky shkrim ?
    Dikush tjetër mund të dalë e të “komentojë” këtu se gjyshja e Ramës ka qenë kujdestare e dhomës së gjumit të Ahmet Zogut e gjyshi i tij shofer i tij, por a mund ta akuzojmë Ramën se është zogist ?

  3. Berisha është thirrur. Sipas këtyre dokumenteve, Berisha është thirrur 2 herë, në datë 8 qershor 2001 dhe 30 korrik në të njëjtin vit.

    “Këto janë dy thirrjet për Sali Berishën të dëshmojë në gjyq. Është thirrur në 8 qershor 2001 në orën 10:00. Si dhe më 30 korrik në orën 10:00.Kur behet fjale per salihun,Ai hyn kudo ne cdo shtepi dhe krevat te gjithe shqiptareve prandaj ai duhet diskretituar ne cdo sekond o stalin lenin zigur fax etj shpellkare e cecene qe shqetesohen pse shkruhet per salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu