• |
ide | kryesore

Meren masa drastike ndaj lokalit Nusr-et në Boston, nuk rrespektoi rregullat e shëndetit

-Instant, Paparazzi, Slider



Nusret Gokçe, shefi më i famshëm i kuzhinës, duket se është përfshirë në disa telashe së fundmi. Në 18 shtator ai hapi një restorat të ri në Boston,l i cili është mbyllur pak ditë më vonë për shkak të mosrespektimit të rregullave kryesore të koronavirusit.

Pas një kontrolli u vi re se punonjësit e tij nuk mbanin maska në restorant dhe se nuk ishte respektuar distanca fizike mes klientëve. Por Nusret nuk kishte shkelur vetëm rrregullat e Covid-19, por edhe ato të zjarrit e të shëndetit. Restoranti ishte hapur pa leje shëndetësore dhe nuk kishte prova të një menaxheri për sigurinë e ushqimit.

Kujtojmë se shefi turk është bërë shumë i njohur në rrjet në vitin 2017-të, kur një video e tij duke prerë e kriposur mishin në mënyrë shumë të veçantë u bë virale në rrjetet sociale. Imazhet e tij u ndanë me shpejtësi dhe Nusret u kthye menjëherë në meme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *