• |
ide | kryesore

Merkel e shqetësuar/ Masa më të ashpra kundër koronavirusit

Arkiva



Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do tu kërkojë ashpërsim të masave të gjithë landeve të Gjermanisë, nëse rriten rastet e infektimeve me koronavirus. Merkel ka në plan të diskutojë që masat të përfshijnë mbajtjen e maskave dhe ndalimin e alkoolit.

“Qëllimi kryesor duhet të jetë mbajtja hapur e shkollave dhe mjediseve të kujdesit për fëmijët, si dhe funksionimi i vazhdueshëm i ekonomisë pas kufizimeve në fillim të këtij viti dhe në verë”, thuhet në një dokument të qeverisë gjermane. Kancelarja gjermane pritet t`i nxisë liderët rajonal të bien dakord për vendosjen e një tavani për numrin e njerëzve që mund të grumbullohen në tubime, nëse gjatë shtatë ditëve shkalla e infeksionit do të ngrihej mbi pragun e 35 rasteve të reja për 100,000 banorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *