• |
ide | kryesore

“Milan është Milan”: Ariedo Braida joshet nga rikthimi dhe sheh kampion…Inter

-Instant, Sport



Gjatë emisionit Tiki Taka ka ndërhyrë edhe Ariedo Braida, ish-drejtori sportiv i Barcelonës e Milan, që pikërisht me kuqezinjtë ka përjetuar periudhën e artë në epokën Berlusconi. Larg nga ngjyrat kuqezi që nga 2013, Braida është joshur nga një rikthim i mundshëm në shoqëri: “Milan është gjithnjë Milan…”. Drejtuesi ka shprehur mendimin e tij edhe për Arthur e për përfshirjen progresive në hierarkitë e Andrea Pirlos: “Kundër Romës tregoi se është një lojtar i rëndësishëm. Në momentin kur u fut në fushë tregoi se di të luajë e se di të lidhë skuadrën. Me 10 lojtarë por me të në fushë, Juventus ka bërë lojën dhe mbajti zotërimin e topit. Bentancur, që është shumë i aftë, nuk di ta mbajë lidhur skuadrën si Arthur. Për këtë e komplimentoj shumë”.

Në fund edhe një batutë për luftën për titull, në vecanti për ambicjet e Inter për tu shpallur kampion: “Është e qartë. Sigurisht, në këtë moment, për Inter objektivi është ky. Sepse zgjedhja për të marrë Arturo Vidal, e jo Sandro Tonali shkon pikërisht në këtë drejtim: Vidal jep garanci të një lloji, që në këtë moment Tonali nuk mund ti japë. Është e qartë se ai (Antonio Conte), në kokën e tij, mendon se këtë vit duhet të fitojë titullin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *