• |
ide | kryesore

Ministria e Arsimit nxjerr urdhrin/ Caktohet data e hapjes së universiteteve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Pedagogët, universitete



Viti i ri akademik do të nisë më 2 Nëntor. Urdhrin e ka firmosur vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Në muajin nëntor, studentët do të kthehen në auditore.

Në urdhrin e Kushit thuhet se në përfundim të regjistrimit të studentëve fitues, universitetet duhet të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “trajtimi i studentëve”, sh.a listën e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Ky vit i ri akademik do të zhvillohet ndryshe nga vitet e tjera. Për shkak të pandemisë mbetet një sfidë e vërtetë zhvillimi i leksioneve në universitete.

Megjithatë Ministria e Arsimit ka përcaktuar protokollet e sigurisë ndërkohë që thotë se ka edhe skenarë të ndryshëm për mënyrën e zhvillimit të mësimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *