• |
ide | kryesore

Miracle in Cell No. 7, filmi më i mirë i vitit

-Instant, Paparazzi, Slider



Filmi turk “Yedinci Kogustaki Mucize”  (Miracle in Cell No. 7”),  së fundmi u shpall “Filmi më i mirë i vitit”.

Në Festivalin e tretë Ndërkombëtar të Filmit në Izmir të organizuar nga ASITEM me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, filmi mori gjithsej gjashtë çmime, përfshirë filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, kinematografinë më të mirë, aktorin më të mirë dhe aktorin më të mirë në rol dytësor.Ndërkohe, aktori në rolin kryesor Aras Bulut Iynemli (Memo) fitoi çmimin “Aktori më i mirë mashkull” dhe Nisa Sofiya Aksongur (Ova) çmimin “Aktorja më e mirë fëmijë”.Ky projekt është një ripërpunim i filmit të Koresë së Jugut në vitin 2013 me po të njëjtin emër, “Miracle in Cell No. 7”, ku tregon për marrëdhëniet fëmijë-baba. Filmi flet për një vajzë të vogël e dëshpëruar për t’u rikthyer në shtëpi përsëri pa babanë e saj i cili është i akuzuar për një vrasje, dhe është me aftësi të kufizuara mendore.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *