Alvaro Morata është bërë baba për herë të tretë. E shoqja Alice Campello ka lindur vogëlushin Edoardo. Mënyra më e mirë për sulmuesin, për të harruar debutimin zhgënjyes në Serie A, në sfidën kundër Romës në Olimpico të përfunduar 2-2. Për spanjollin një performancë nën ton, me asnjë goditje në portë gjatë gjithë minutave në dispozicion, përpara se Pirlo ta zëvendësonte. Por sid duket golin Morata e kishte bërë tjetër kund…
“Faleminderit për faktin që më bëre njeriun më të lumtur në botë”, ka qenë mesazhi i postuar në Instagram nga sulmuesi spanjoll i Juventus me fotot e të sapolindurit në krahët e prindërve. Cifti, që është martuar në qershor 2017 në Venezia, ka dy fëmijë të tjerë, binjakët Alessandro e Leonardo, të lindur një vit më pas.