• |
ide | kryesore

“Mund të luajë deri në 40 vjeç”: tekniku i Portugalisë parashikon edhe 5 vjet karrierë për CR7

-Instant, Sport



Konsiderohet i madh në moshë, kur është ‘vetëm’ 35 vjeç aktualisht, por sipas tekniku të Portugalisë Cristiano Ronaldo ka edhe 5 vjet karrierë para tij. Fernando Santos ka folur për TVI24 për të ardhmen e sulmuesit të jashtëzakonshëm portugez: “Gati të luajë deri në 40 vjec por nuk e di nëse do të ndodhë, në një farë pike mund të ndjejë se nuk është më në gjendjen që është sot. Kur të ndjejë se nuk mund të jetë më Ronaldo, nuk do të bëjë në thonjëza si Ronaldinho, që nuk duhet ngatërruar me Ronaldinhon e vërtetë (i referohet zgjedhjeve të Dinhos në mbyllje të karrierës)”.

Santos, ndërkohë, po i gëzohet formës së jashtëzakonshme të CR7, që e ka nisur Serie A me 3 gola në dy ndeshjet e para, në pritje që lojtari të shprehet në të njëjtën mënyrë edhe me fanellën e përfaqësueses luzitane, në ndeshjet e tetorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *