• |
ide | kryesore

Naftëtarët e Ballshit: Nëse nuk na plotësohen kushtet do vdesim këtu!

Lajme, Të fundit



Në ditën e dytë të grevës së urisë naftëtarët e Ballshit kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga kauza e tyre. Ata thonë se më parë janë të gatshëm të vdesin aty se të kthehen në shtëpi duarbosh. Kreu i Sindikatës së Naftetarëve, Sokol Dautaj, tha se ata kanë bërë ofertën e tyre, është pala tjetër që duhet të reagojë sipas tij.

“Greva është hera e dytë që ndodh. Ne ofruam kompromisin tonë, por askush nuk është ofruar zgjidhje. Pse nuk nisi puna në rafineri? Aq me tepër u prononcua dhe vetë ministrja se kjo çështje do të zgjidhej. Ne jemi për kompromis. S’ka pasur asnjë vizitë, përveç gazetarëve.”, tha Dautaj.

Ditën e djeshme pasi u mblodhën para rafinerisë së Ballshit, 10 naftëtarë vendosën që të përshkallëzojnë veprimet e tyre, duke iu drejtuar grevës së urisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *