• |
ide | kryesore

Neritan Sejamini shkon në Euronews Albania, nis emisionin “Me pak fjalë”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Duke nisur nga nesër analisti politik Neritan Sejamini do të sjellë me emisionin “Me pak fjalë” në Euronews Albania analizat e tija për zhvillimet që përfshijnë Shqipërinë.

I pranishëm në Ilva Now për të diskutuar rreth çështjes së zgjedhjeve, Sejamini u shpreh fillimisht me sinqeritet dhe vlerësim për punën e drejtuesve të emisioneve në media pasi, siç tha ai “tjetër gjë është të dish diçka dhe tjetër gjë është t’ua transmetosh të tjerëve”.

“Emisioni është ndryshe nga emisionet e tjera në përgjithësi, është i shkurtër, do të jetë 20-35 minuta një episod, do të jetë katër herë në javë në orën 21:00 në Euronews Albania dhe ka si synim të shpjegojë,” – tregoi Sejamini, i cili theksoi se diskutimi i përgjithshëm publik sot bëhet përmes debatit, por që në përgjithësi nuk arrin synimin kryesor, të ofrojë shpjegime dhe qartësi.

“Në emisionet shqiptare në përgjithësi ka dy palë që përplasen mes njëra-tjetrën dhe kërkohet që mes tyre të dalë e vërteta, por këto debate përfundojnë kryesisht në përplasje propagande, më shumë zhurmë se sa qartësi. Në fund të ditës publiku mbetet i paqartë,” – shpjegoi Sejamini duke u zotuar se me emisionin e tij “Me pak fjalë” nuk do të ketë debat, por informim me shpjegime.

Në emisionin “Me pak fjalë” do të ketë dy pjesë. Fillimisht do të shpjegohet me fjalë, shifra, dhe grafiqe tema kryesore, më pas një apo dy të ftuar do të japin opinionet dhe qëndrimet në funksion të debatit.

Sejamini tregoi se në emisionin e parë do të shpjegojë se çfarë janë koalicionet dhe si funksionojnë ato, kjo duke marrë shkas nga debati i fundit politik rreth reformës zgjedhore./ Euronews



2 Comments

    1. gabim!
      Une per vete i bie me dore vetem te Tema.
      Ka raste qe Vetê Merua ma merr ne goje.
      S’ka si temA.
      Edhe Rama aty gjen grua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *