• |
ide | kryesore

Pandemia/ Basha prezanton ‘Planin e Rimëkëmbies’ me 5 pika

-Instant, Arkiva, Lajme



Në një konferencë për mediat, Lulzim Basha ka prezantuar sot planin e rimëkëmbjes së ekonomisë shqiptare, për të nxjerrë vendin nga kriza.

Sipas kryedemokratit, edhe pse shpërthimi i pandemisë së koronavirusit nuk është faj i qeverisë, kjo e fundit sipas tij duhet të nxjerrë mësim nga gabimet dhe të marrë disa masa. Ai i propozoi qeverisë që t’i referohet këtij plani.

Plani i rimëkëmbjes së ekonomisë:

Pika e parë e planit
1. Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:
a)Rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë.
b)Rimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID.
c)Sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.
d)Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.

Whatsapp Image 2020 09 29 At 11.45.14 Am (1)Pika e dytë e planit
2. Fëmijët tanë të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke:

a)Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, pajisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore.
b)Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.
c)Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.

Whatsapp Image 2020 09 29 At 11.45.13 AmPika e tretë e planit
3. Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:
a)Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përvec pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.
b)Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.
c)Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.
d)Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.

Whatsapp Image 2020 09 29 At 11.45.17 AmPika e katërt e planit
4. Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.

Whatsapp Image 2020 09 29 At 11.45.18 AmPika e pestë e planit
Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj:
a)Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës.
b)Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative.

Whatsapp Image 2020 09 29 At 11.45.17 Am (1)



1 Comment

  1. Kush erdhi në vendin e atyre që ikën: shumë prej tyre të njohur për mediokritet politik dhe qytetar, për afera financiare, njëlloj të pasur si të dëbuarit dhe po aq lakmitarë dhe të paide si ata. Nëse Basha mendon se mund të ngjallë besim e shpresë me Ballinjtë, Bardhët, Gjatat, Alibeajt, budallallëqet e Spahijve që djegin shkolla dhe nuk e kanë veshur një ditë bluzën e bardhë, shefat e Lazaratit, manjakët pushtetarë të lësëisë dhe vasilët e pamençur, Salianjët, Nard Ndokët e Dulet, aferat babale apo recitimet e Dumes – Shkaut, atëherë ai nuk ka mësuar asgjë nga tetë vitet në opozitë dhe do të ishte mirë të vazhdonte të qëndronte edhe më tej.

    Nëse ai nuk e ka mësuar se jo bojkoti, por pjesëmarrja; jo largimi, por prania; jo sharja, por mendimi; jo metingashët, por të mënçurit; jo të korruptuarit, por të ndershmit të sjellin në pushtet – ende asgjë nuk ka mësuar. Nëse ai nuk e di se shembulltyra është sprova e një lideri, ai nuk do të blinte në harkun e një viti 4 vila luksoze, ndërsa flet për varfërinë, atëherë do të bënte mirë t’i jepte lamtumirën politikës dhe të kthehej në zanatin e tij. EULEX-i dhe Gjykata Speciale ka ende nevojë për përkthyes dhe hetues!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *