• |
ide | kryesore

PD jep alarmin, Rama ka nisur manipulimin e zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pasi shumë qytetarëve u është ndryshuar vendbanimi, pa i pyetur fare. Sipas Bardhit, kjo është një përpjekje e dëshpëruar e qeverisë në largim. Ai thotë se PD po bën gati kallzim penal ndaj Lleshajt dhe kreut të Gjendjes Civile.

“Ligji e thotë qartë se me ndryshimin e vendbanimit, qendra e votimit ndryshon automatikisht. Çfarë thotë Sandër Lleshaj, është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar manipulimin e listave të votuesve, një tjetër përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës përpara largimit të pashmangshëm”, – thotë Bardhi. Më herët Sandër Lleshaj ka pranuar ndryshimin e vendbanimeve, por tha se nuk do të ndryshojë qendra e votimit.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Qeveria e Edi Ramës ka nisur manipulimin e listave dhe nuk ka mashtrim të Sandër Lleshajt që ta mbulojë këtë operacion kriminal.

Emisioni investigativ “Boom” e ka ka kapur me presh në duar Sandër Lleshajn dhe Edi Ramën. Dëshmitë e qytettarëve janë të drejtëpërdrejta dhe nuk lënë vend për diskutime. Qytetarëve u është ndërruar vendbanimi pa kërkesën e tyre, në shkelje flagrante të ligjit.

Ligji e thotë qartë se me ndryshimin e vendbanimit, qendra e votimit ndryshon automatikisht. Çfarë thotë Sandër Lleshaj, është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar manipulimin e listave të votuesve, një tjetër përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës përpara largimit të pashmangshëm.

Do apo nuk do Edi Rama, qytetarët do të dalin në votime masivisht dhe do të çlirohen nga ky regjim që vetëm i vjedh.

Askush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë! Partia Demokratike po bën gati kallëzimin penale për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj për shkeljen e rëndë të ligjit dhe të së drejtës për votim të qytetarëve. Që nga Sandër Lleshaj deri tek nëpunësi më i thjeshtë që fut duart në listat e votuesve për të deformuar vullnetin e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësi para ligjit!



9 Comments

    1. Pse ne fakt eshte normale t’u nderrosh vendbanimet dhe vendvotimet njerezve pa i pyetur fare?

      Jeni ne rregull nga trute o komuniste?

  1. YMER GELBAZA KELLIRA IKU ME ADRESE TE BLEDI MANE-PO E PRESIN CERTIFIKATEN E MARTESES... thotë:

    EDI RAMA JA NDERROJ ATESINE GREG KRISTAQ RAMES ,E BERI BABAIN E TIJ ME DJAL TE TIJ BABA,E NUK PO JU NDRYSHOJ ADRESAT FSHEHURAZI

  2. Po ate kurven e OFL-se Artan Shkembin e kishin kapur gjermanet me mesazhe te transkriptume?
    hahahahahah ridhjerja

  3. Nuk ka pse ” alarmohen” djathtistet medemek. Lulushi dhe ilirushi me ramushin i kan mbyll pazaret me kohe. Ose qe te jemi me te sakte kane vene firmat mbi cfare i eshte servir nga pertej . Prej nga i marin urdherat. kaq. te tjerat p….me rigon. delet blegerijn ne vadh kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *