• |
ide | kryesore

PD publikon planin e rimëkëmbjes për të tejkaluar pandeminë e COVID-19

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka publikuar planin e rimëkëmbjes me 5 pika, për të tejkaluar problematikat e krijuara pas pandemisë së COVID-19.

Pika e parë lidhet me përgatitjen e sistemit shëndetësor, ku Partia Demokratike ka propozuar rimbursim të plotë për marrjen e mjekimit ambulatorë kundër Covidit.

Më tej, PD ka propozuar ndryshime në fushën e arsimit, biznesit të vogël dhe punëdhënësit e mëdhenj.

1. Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:
a) Rritjen e numërit të testimeve për Covid me 2500 testime në ditë. Jemi vendi me numrin më të ulët të testimeve, vazhdojmë të mbetemi vendi me numërin më të ulët, kjo është recet për katastrofë. 35% e testimeve rezultojnë pozitive. Çdo qeveri e përgjegjshme në këtë moment do të rriste numrin e testimeve, ndaj nuk lodhem së përsërituri që nëse do ta kishin bërë 3 muaj përpara, do ta kishim më të lehtë tani.
b) Rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulatorë kundër Covidit. Çdo i sëmurë me Covid i cili nuk shtrohet në spital ka një kosto minimale prej 600 mijë lekësh të vjetra për trajtimin gjatë periudhës që është i infektuar. Në rastë të ekzaminimeve të tjera të cilat nuk merren dotë në sitemin shëndetësor public siç është skaneri apo bombolat e oksigjenit shkon deri në 1 miloinë lekë të vjetra,100 mijë lekë të vjetra në muaj. Asgjë që nevojitet për tu kuaruar nuk rimbuursohet sot nga shteti prandaj një pikë e menjëhershme i këtij plani duhet të jetë një rimbursim I plotë i të gjithë shpenzimeve të infektuarëve dhe familjarëve të tyre për kurimin nga COVID.
c) Pika e tretë ka të bëjë me sigurimin e paisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore, në Tiranë e jo më jashtë Tirane. Mjafton të shkoni me kamerat tuaja dhe të shikoni që mjekët e familjes në klinikat dhe spitalet janë në një gjendje emergjente sa i përket paisjeve mbrojtëse. Dhe natyrish që pandemia të përballohet ashtu siç duhet për të mos u futur më thellë në aspektin të cilin e kanë trajtuar ekspertër duhet të angazhohen të gjithë mjekët, duhet të angazhohet mjeku io familjes. Ndërkohë që paosjet mbrojtëse nuk mjafrojnë as për spitalet COVID. Rritja e kapaciteteve spitalore është domosdoshmëri akute, ndërkohë që Shefqet Ndoqi është afër kapacitetit të plote gjithë të sëmurët e sëmundjeve resporatore janë transferuar në QSUT. Është bërë një spital i tretë COVID fantazëm I cili deri tani ka vetëm mure të lyera por nuk e kemi parë të vihet në funksion as të bëhet gati përatë që mund të jetë një valë e tretë e një infeksioni çështje javësh jo muajsh.
d) Dhe pika tjetër që vecohet nga plani për mbështetjen dhe përgatitjen e sistemit shëndetësor ka të bëjë me bonusin e premtuar nga kjo qeveri, 1000 Euro për cdo mjek dhe 500 Euro për cdo infermier për 6 muajt e ardhshëm për të gjithë mjekët dhe infermierët Shqipëtar pa përjashtim. Korpusi i mjekëve dhe i infermierëve janë të rraskapitur, janë të ekspozuar në mënyrë të tmerrshme , të përditshme ndaj Covidit, punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, janë të demotivuar meqë ka zgjedhur terminologjinë e luftës duhet, ushtrinë e rraskapitur nga 6 muaj përpjekje ta motivojë dhe ta përgatisë për atë që po vjen. Ndaj duhet pa vonesë, muaj për muaj për 6 muaj me rradhë cdo mjek të marrë bonusin e premtuar prej 1000 Eurosh dhe cdo mjek, cdo infermier bonusin prej 500 Eurosh.

2. Fëmijët tanë të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke:
a) Pika e dytë e planit të rimëkëmbjes, hapi tjetër kundër krizës ka të bëjë me hapjen e shkollave. Ashtu siç paralajmëruam hapja e shkollave me vetëm masa propagandistike ka rezultuar në një katastrofë të vërtetë sa i përket nisjes së infektimeve masive. Ditë për ditë mediat raportojnë për infektime të mësuesve, të stafit mbështetës, apo të familjarëve të fëmijëve që prezumohen që bëhen për shkak të mbartjes së COVID-it nga ambjentet shkollore. Objektivi kryesor duhet të jetë që të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit të jenë të sigurtë duke: Së pari, përmirësuar kushtet sanitare në shkolla, furnizimi me ujë i cili mungon në 70% të shkollave, pajisjen me maska mbrojtëse dhe dezifektimin e rregullt të ambjenteve mësimore. Imagjinoni për një familje që nuk arrin dot të paguajë ushqimin e përditshëm dhe e kërkon me listë se çfarë kosto ka të sigurojë maskën apo dezifektantin për fëmijën. E njëjta kosto, natyrisht, vlen edhe për mësuesit. Është urgjente, e domosdoshme dhe plotësisht e realizueshme që këto kosto të mbarten nga shteti duke siguruar mësuesve dhe nxënësve paisje mbrojtëse falas dhe dezifektantë falas, ndërkohë që duhet bërë dezifektimi i rregullt i çdo ambjentit shkollor. Natyrisht elementare mbetet marrja e masave për të paktën ujë të rrjedhshëm në të gjithë ambjentet shkollore ku po zhvillohet aktualisht mësimi.
b) dytë që e kërkuam që para nisjes së shkollave është kryerja e testimit periodit për mësuesit dhe stafin ndihmës. E bën Kosova mund ta bëj edhe Shqipëria.
c) Investimi tani në teknologjinë për rastet kur mudn të aplikojmë mësimin në distancë dhe këtë investim duhet ta përfshijmë për familjet me të ardhura të ulat, edhe tablet për fëmijët e tyre në mënyrë që çdo fëmijë të ketë mundësinë të jetë pjesë e mësimit në distancë nga në rast të nevojës për të mbyllur të gjithë sistemin arsimor asnjë fëmijë të mos mbetet pas.

3. Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:
a) Pika e 3-të. Asnjë shqipëtar të ngeli mbas dore, pas dy paketave gjysmake të cilat sic ju thashë nuk kapin as vlerën e premtuar nga qeveria asnjë lekë nuk ka shkuar më në mbështetjen e atyre që janë goditurt më keq nga kriza. Ndaj në funksion të kësaj gjendeje dhe për të përmirësuar urgjentisht situatën e qindra familjeve si një hap i domosdoshëm kundër krizës propozimi ynë është së pari mbështetja e çdokujt që ka humbur vendin e punës, cdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti të përfitoj një cek mujor pre 16 mijë lekë të rea në muaj që është dhe minimum jetik përvec pagesës ligjore për papunësinë për një periudhë prej 6 muajsh.
b) Basha: Së dyti krijimi i një fondi të punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, dhe bëhet fjalë për të gjitha bizneset, të vogla të mesme dhe të mëdha, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë dikë që e humbi humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe 6 mujore. Kjo do të bëj të mundur që ata që u larguan nga puna për shkak të kolapsit ku u futën mijëra biznese shqipëtare dhe që këto biznese tani kanë mundësi ti rimarrin në punë me nnjë ndihmeë simbolike nga shteti ta kenë këtë sigurui dhe të kenë disbursimë pagesë të menjëhershme për cdo të rimarrë në punë në vlerën e 200 mijë lek të vjetra në muaj apo 20 mijë lek të reja në muaj.
c) Së treti Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike për 6 muajt e ardhshëm . Shpenzimet janë rritur , gjendja sic e përshkruam në fillim është katastrofale dhe kjo është masa minimale për këto mijëra familje të cilatb edhe në gjendje norm,ale janë në vështirësi mbijetese.
d) Së katërti një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj për çdo pensionist. Të cilët janë dhe shtresa më vulnerabël për shkak të moshës së shtyrë në të cilën gjenden shumica dërrmuese e pensionistëve shqipëtarë.

4. Ndihmë për biznesin e vogël: Pika 4 ka të bëjë me biznesin e vogël, me shtyllën kurrizore të ekonomisë Shqiptare, e cila është goditur më rëndë dhe më masivisht nga kriza ekonomike dhe nga mungesa e masave për t’u përballur me këtë krizë nga qeveria deri më sot. Për të gjitha bizneset Shqiptare, bizneset e vogla Shqiptare aktive të rregjistruara në vend, një mbështëtje e drejtpërdrejtë me një çek prej 1000 Eurosh për çdo biznes të vogël aktiv.

5. Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj:

a) Për biznesin prodhues, dy masa: 1) Për gjashtë muajt e arshshëm, subvencionimi me 50 përqind i qerasë për ambienteve e punës, ose heqja e taksës për pronës për bizneset pronare të ambienteve të punës. 2) Shtritrja në kohë i kritereve të përfitimit nga të dyja skemat e garancisë sovrane, njëra për rrogat dhe tjetra për investimet dhe shoenzimet operative, duke e bërë më të aksesueshmë kredimarrjen për biznesin .

b)Tavani dy përqind i normës së interesit për biznesin duke subvencionuar cdo përqindje mbi këtë vlerë për kredimarrjen dhe duke subvencionuar plotësisht interesin për kredimmarrjen për rrogat. Këto janë 5 hapat tona kundër krizës, plani i rimëkëmbjes pas COVID Ky është propozimi që e bëjmë sot publik për gjithë qytetarët shqiptarë dhe natyrisht dhe për përgjegjësit për këtë situatë, për qeverinë shqiptare. Qeveria duhet t’i marrë në shqyrtim një nga një, të pesta pikat e planit tonë dhe t’i vërë në shërbinm të ekonomisë, qytetarëve, shëndetësisë dhe arsimit pa humbur asnjë ditë kohë. Nëse vihen interesat politike mbi interesat e njerëzve, atëherë përgjegjësia për katastrofën që mund të ndodhë është 100 përqind e qeverisë.



3 Comments

  1. Kush erdhi në vendin e atyre që ikën: shumë prej tyre të njohur për mediokritet politik dhe qytetar, për afera financiare, njëlloj të pasur si të dëbuarit dhe po aq lakmitarë dhe të paide si ata. Nëse Basha mendon se mund të ngjallë besim e shpresë me Ballinjtë, Bardhët, Gjatat, Alibeajt, budallallëqet e Spahijve që djegin shkolla dhe nuk e kanë veshur një ditë bluzën e bardhë, shefat e Lazaratit, manjakët pushtetarë të lësëisë dhe vasilët e pamençur, Salianjët, Nard Ndokët e Dulet, aferat babale apo recitimet e Dumes – Shkaut, atëherë ai nuk ka mësuar asgjë nga tetë vitet në opozitë dhe do të ishte mirë të vazhdonte të qëndronte edhe më tej.

    Nëse ai nuk e ka mësuar se jo bojkoti, por pjesëmarrja; jo largimi, por prania; jo sharja, por mendimi; jo metingashët, por të mënçurit; jo të korruptuarit, por të ndershmit të sjellin në pushtet – ende asgjë nuk ka mësuar. Nëse ai nuk e di se shembulltyra është sprova e një lideri, ai nuk do të blinte në harkun e një viti 4 vila luksoze, ndërsa flet për varfërinë, atëherë do të bënte mirë t’i jepte lamtumirën politikës dhe të kthehej në zanatin e tij. EULEX-i dhe Gjykata Speciale ka ende nevojë për përkthyes dhe hetues!!!!

  2. Siurrno.
    Une kom edhe nji pike tjeter. Gjithe shqiptareve nga nje vile ne bregdet qe te jene me afer me Monen dhe me Lulin gjate pushimeve verore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *