• |
ide | kryesore

Telefonata që ndryshoi sulmuesin ‘në tavolinë’: Zidan iu imponua Perez se cilin të largojë

-Instant, Sport



Me aprovimin e Zinedine Zidane, Real Madrid është bindur të shesë Luka Jovic. Një zhvillim surprizë që prek në mënyrë direkte edhe Romën, që deri pak orë më parë dukej një hap nga Borja Mayoral, sulmuesi tjetër në pronësi të Blancos. Nga biseda telefonike mes drejtuesve të dy klubeve është marrë vendimi i Real për të mbajtur spanjollin si zëvendës të Benzema, ndërsa verdhekuqve i është propozuar serbi 23 vjecar.

Pak më shumë se një vit më parë Jovic mbërriti tek Real Madrid nga Eintracht Francfurt për shumën e fortë të 60 milionë euro. Në La Liga, qendërsulmuesi nuk arriti të përsëriste gjithcka të mirë kishte bërë në Bundesliga, me vetëm dy gola në 28 ndeshje të zhvilluara. Një sezon në hije që e zbriti fare në shkallët e hierarkisë sulmuesin serb.

Real është i gatshëm të rishohë formulën fillimisht të propozuar, për një huazim për 10 milionë euro. Cështja më delikate është ajo e pagës së lojtarit, që në Spanjë fiton 4,5 milionë në sezon. Përgjigja e Romës pritet së shpejti, ndërkohë që edhe Inter e Milan kanë shfaqur interes për Jovic e mbeten në pritje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *