• |
ide | kryesore

Uzuni në grupet e Champions League: golat e ndeshjes së parë i mjaftojnë Ferencvaros

-Instant, Sport, Video



Golat në barazimin 3-3 në Norvegji i kanë mjaftuar Ferencvaros për të kaluar në fazën e grupeve në Champions League 2020-2021. Hungarezët barazojnë pa gola në shtëpi, duke u kualifikuar falë vlerës së golit në fushë kundërshtare. Një meritë të madhe në këtë arritje të Ferencvaros ka edhe sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë Myrto Uzuni, vendimtar në ndeshjen e parë ndaj Molde, që ka keqardhjen vetëm se golin e shënuar në fundin e ndeshjes së sotme iu anullua për pozicion jashtë loje.

Ish-futbollisti i Apolonisë, Lacit e Lokomotivës së Zagrebit do të luajë për herë të parë në karrierën e tij në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, ndërsa Ferencvaros kthehet të luajë në elitën e futbollit të klubeve europiane pas 24 vitesh.

CHAMPIONS LEAGUE 2020/2021 – QUALIFICATION

DYNAMO KYIV 3 – 0 Gent
FERENCVAROS 0 – 0 Molde
Omonia Nicosia 0 – 0 OLYMPIACOS



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *