• |
ide | kryesore

Video/ E barazoi 7 minuta nga fundi, i mori kualifikimin me penallti: Mourinho hakmerret me Chelsea

-Instant, F1, Sport, Video



Jose Mourinho është përballur me të shkuarën e tij për një vend në raundin e ardhshëm të Carabao Cup, kur përballë Tottenham, në derbin e Londrës, ishte Chelsea. E portugezi e ka ndëshkuar, si të ishte pjesë e një plani djallëzor. E barazoi 7 minuta nga fundi dhe e eleminoi skuadrën e ish-lojtarit të tij Frank Lampard nga goditjet e penalltive. Fatal gabimi i Mount në 11 metërshin e 5-të.

Për pjesë lojë Blues u duken skuadra më e mirë, sidomos pas golit të avantazhit të shënuar nga Timo Ëerner. Goli i parë me fanellën e Chelsea për gjermanin, që tregoi lëvizjet e një sulmuesi të vërtetë brenda zonës, përpara se të mposhte Lloris në shtyllën e tij. Mourinho nuk kishte ndërmend të dilte i mundur në shtëpi nga ish-skuadra e tij dhe kërkoi impenjim më shumë në sulm nga të tijtë, përforcuar edhe me lëvizjet e bëra ku 20 minutat e fundit u aktivizuan edhe Kane e Moura. Blues u munduan të mbrojnë golin e avantazhit, por Eric Lamela i ndëshkoi në minutën e 83, duke e cuar ndeshjen tek penalltitë.

Të besuarit e Mourinhos nuk gabuan asgjë nga pika e bardhë. Dier, Lamela, Hoejbjerg, Kane e Moura janë brilantë para Mendy, ashtu si në fakt Chelsea u përgjigj në katër ekzekutimet e para: Abraham, Azpilicueta, Jorginho e Emerson shënuan me saktësi, ndërsa në penalltinë e fundit Mount gaboi, duke i dorëzuar kualifikimin Spurs.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *