• |
ide | kryesore

Vranësira dhe reshje, parashikimi i motit për sot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm, por që nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale dhe me afate kohore të shkurtra.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 24°C.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *