• |
ide | kryesore

46 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, asnjë viktimë

Lajme, Të fundit

Në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë njofton se janë konfirmuar 46 raste të reja infektimi me COVID-19.


Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.


Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441.

Rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu