• |
ide | kryesore

Covid-19 në rajon/ 194 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka përditësuar të dhënat mbi situatën e pandemisë në vend. Në 24 orët e fundit nga 1697 testime të kryera, 194 persona kanë rezultuar pozitivë. Vatrat kryesore për këtë të mërkurë janë regjistruar në Shkup, Tetovë, Koçan, Strumicë dhe Prilep.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se 2 pacientë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19. Ndërkohë deri më tani, 158 pacientë janë shëruar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *